Nis FemFest 2024! Në Opera 5 ditë seminar me italianen e njohur Donata D’annunzio! Orion Shima, tek ‘Fab’ me ‘Brio’! ‘7 minuta’, në Elbasan me Yllka Mujon e Luiza Xhuvanin!

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.     Vijon sot në orën 10.00 (me 14.00) deri në 7 mars Akademia Teatrale e  e Operas, mban në Teatër një masterklas me këngëtaren e njohur lirike italiane Donata D’annunzio Lombardi.

2.     Promovohet sot në orën 17.30 në bibliotekën e Kryeministrisë libri “Film pas filmi, unë bija e ...” nga Ester Gjika,  vajza e regjisorit të njohur Viktor Gjika.

3.     Vijon e hapur deri në 12 mars në galerinë “FAB” në Tiranë ekspozita “Brio” nga piktori Orion Shima.

4.     Nis nga sot deri në 8 mars, Festivali “Fem Fest 2024”. Pas ceremonisë së hapjes në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar do të luhet shfaqja “10 vjet martesë” me regji të Andia Xhungas.

5.     Me 11 aktore të njohura përfshirë Yllka Mujon e Luiza Xhuvanin, mbahet sot në orën 18.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan shfaqja “7 minuta” nga Stefano Massini me regji të Driada Dervishit.

6.     Ekspozita personale “Introspeksion – Arsye për të qenë stoik përballë dhunës” nga artisti Toni Milaqi vijon e hapur deri të martën në Galerinë e Artit Tiranë.

7.     Teatri Shëtitës shfaq sot në orën 18.00 në qendrën kulturore “Margarita Tutulani” në Berat “Elektrën” e Sofokliut, me regji të Kiço Londos.

8.     Me 50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus është e hapur për publikun deri në 23 mars ekspozita "Ukraina: një krim lufte" në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.

9.     Qëndron e hapur deri në 10 mars në Galerinë Zeta në Tiranë ekspozita “Dispozicionalizmi i një objekti” nga Theo Napoloni.

/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Kërkon lirinë e parakohshme, nis seanca në Gjykatën e Fierit ndaj ish-kryebashkiakut Fredi Beleri! Dy të parat dështuan, interes dhe nga media greke

Kërkon lirinë e parakohshme, nis seanca në Gjykatën e Fierit ndaj ish-kryebashkiakut Fredi Beleri! Dy të parat dështuan, interes dhe nga media greke