Ora 21 shënoi fillimin e Fest'61 të RTSH në Pallatin e Kongreseve. Hapjen e Festivalit e bëri drejtorja artistike njëherazi moderatorja Arbana Osmani. Para nisjes së prezantimit të 26 këngëve pjesëmarrëse ku siparin e çeli këngëtarja Enxhi Nasufi me këngën "Burr", Arbana ndali edhe tek përjetimet personale lidhur me kompeticionin më të rëndësishëm muzikor shqiptar
"Jam rritur në një vend ku nuk ndodhnin shumë festivale dhe Festivalin e Fundvitit mezi e prisnim me gjithë familjarët e mi. Dhe mbaj mend që ky festival ka qenë kolona zanore e fëmijërisë sime, e kemi përjetuar shumë bukur. Mirënjohje artistëve që na dhanë ato emocione e që vit pas viti kanë sjellë këngë të mrekullueshme, faleminderit", thotë Osmani.
Më tej moderatorja shpreh mirënjohjen për përzgjedhjen e saj në drejtimin artistik të kësaj ngjarjeje.
"Faleminderit për këtë pozicion që na kanë dhënë, sepse është përgjegjësi e madhe të jesh në drejtimin e këtij festivali! Festivali i Fundvitit ka qenë kolona zanore e fëmijërisë sime! Shpresoj që ky festival të mbetet kolona zanore e fëmijëve të mi dhe fëmijëve të fëmijëve tanë !" u shpreh Osmani duke rikujtuar se këngën që do përfaqësojë Eurosong këtë vit do ta zgjedhë publiku.
Pak para mbërritjes së të parës së ftuar speciale, moderatorja Arbana Osmani ka përshëndetur prezantuesit e mëhershëm të Festivalit të Këngës. Të pranishme në sallë ishin ish-deputetja Arta Dade, që ka moderuar këtë garë, si dhe ish-prezantueset Zerina Kuke e Silvana Bracce.
Por, Festivalin e Këngës, e ka moderuar edhe aktorja ikonë e teatrit dhe kinematografisë që i bashkohet mbrëmjes së parë të Festivalit, për të interpretuar historinë e një bashkëkohëse, një gruaje viktimë të dhunës .
"Gratë shqiptare janë viktima të dhunës në familje dhe jashtë saj... viktima të dhunës ekstreme që fatkeqësisht shumë prej tyre i ka çuar edhe drejt vdekjes. Sot ne kemi dashur të japim një mesazh kundër kësaj dhune, për të thënë se ato mund t'ia dalin dhe të shkëputen nga dhuna për të thënë që nuk është kurrë vonë për të sfiduar dhunën", shprehet Osmani..
Monologu i Xhepës u shoqërua nga duartrokitjet e publikut. Në fund ajo dha edhe mesazhin e fortë kundër dhunës së grave
"Kam dëgjuar se një në tre gra dhunohet, dhe dua të them: Grua nuk është faji jot, guxo dhe kundërshto!", shprehet Xhepa.
Më tej Xhepa përshëndeti publikun me fjalë zemre, duke iu përgjigjur pyetjes së Osmanit se sa e ndjen peshën e kohës.
"Jam e lumtur se kam jetuar të gjitha ciklet e jetës dhe sot është një dhuratë që jam midis jush", u shpreh aktorja.
E nënvizon qysh para performancës moderatorja Arbana Osmani. Pjesëmarrja e këngëtares Albina Kelmendi në Festivalin e 61 të këngës është e pazakontë. Artistja vjen në skenën e Pallatit të Kongreseve më familjen e saj për të interpretuar këngën "Duje" me tekst të Eriona Rushitit.
Krahas prindërve këngëtarja interpreton me motrat Sidorelën dhe Vesën e vëllain Albin. Ata sollën në këtë garë muzikore, një mesazh të rëndësishëm për ruajtjen e vlerave të familjes dhe dashurisë.
E pesta në garë ka konkurruar në Festivalin e Këngës, artistja "Fifi" (Filloreta Raçi). Para se të niste interpretimin ajo rrëfeu në një bisedë të shkurtër me moderatoren Arbana Osmani se kjo këngë ishte një mesazh kundër bullizmit. Ndërkaq artistja u shfaq në këtë edicion të 61-të të Festivalit të Fundvitit me një look krejt ndryshe. Kënga që interpretoi artistja titullohet “Stop” dhe u shoqërua edhe me një performancë baleti.
Këngëtarja e pedagogia Alma Bektashi, poetja Rita Petro, dhe muzikantët Genc Saliu, Zhani Ciko dhe Elton Dedaj janë pesë emrat e jurisë që do të vendosë tre çmimet e para të Festivalit të Këngës për këtë edicion të 61. Emrat siç ishte bërë me dije, u bënë të njohur për publikun gjatë konkurrimit të këngëve të para. Kujtojmë se këtë vit do të jepen edhe çmim për artistët e rinj dhe një për karrierë. Fituesi për në Eurosong do t’i lihet votës së publikut, përmes sms-ve.
na o bo kjo osmanllesha edhe ne banjo po na del...kane vdek te gjithe, vetem kjo paska mbet !
PërgjigjuDegjova kengen e pare te festivalit dhe muzika ishte kopie e kenges “Musica” te Elettra Lamborghini-t te kenduar ne festivalin e Sanremos 2020.
Përgjigju