Nis festa e peligrineve në Malin e Tomorrit, policia tregon rrugën e përshtatshme për t'u ngjitur në mal (VIDEO)

BERAT- Festa e peligrineve në Malin e Shenjtë të Kalmakut ka nisur ditën e sotme. Policia ka marrë masa për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës për parandalimin e aksidenteve gjatë periudhës së pelegrinazhit për në “Malin e Tomorrit”.

Konkretisht do të vendosen patrulla policie në akset rrugore Urë e Kuçit-Berat-Poliçan- Pronovik-Novaj–Teqe, Poliçan -Çorovodë dhe Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut, pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvillohet aktiviteti i pelegrinazhit.

Janë marrë të gjitha masat për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve.

Gjithashtu Shefi i Sektorit këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke evituar përdorimin e pijeve alkoolike, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, gjithashtu për drejtuesit e autoveturave rruga më e përshtatshme për tu ngjitur në Malin e Tomorrit është aksi Poliçan-Çorovodë-Gjerbës-Teqe.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 19/08/2020 23:16

    FILLUAN kafshet te therin delet ,,,,dhe ti hajne gati te gjalla ne maja malesh,,,c'fare ndryshimi keni nga ujku qe ha dele ne male,,,asnjehere nuk behemi njerez te kulturuar neve,,,me gjeni nje vend ne europe apo ballkan qe ben te tilla kasapana ne maja malesh...ju hengert korona...

    Përgjigju
  • Taverna: 18/08/2020 14:20

    Do jete edhe presidenti dhe baba mondi, ndersa grupi i qeflinjve do kendoje kangen: Pa ejeni o miq me gaz t'ja shtrojmë, sa ka akoma vaj kandil' i shkretë, Kushedi vallë a takojmë a ka pijetore ne atë jete ?

    Përgjigju
  • Tosi: 18/08/2020 13:05

    Tani bektagjinjte me qengja ne krah do qelbin malin e tomorrit duke therur qengja. I ashtuquajturi kryegjysh boteror mond bektagjiu ka bere gadi thesin per ta mbushur me 10 mije lekesha tek tyrbja e kulmakut nga fakiret e shkrete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin