Udhëtojnë nga të katër anët e vendit, e nga përtej kufijve. Besojnë në mrekullitë e dëshmuara, luten për shëndetin, paqen, fëmijët në emigrim.

Janë me mijëra ata që edhe mbrëmjen e kaluar zgjodhen të përjetonin atmosferën që mund të përjetohet në vendin e mrekullive, siç e konsiderojnë pelegrinët.

Me bindjen se nga ky vend lutjet pranohen, të krishterë e myslimanë adresojnë lutjet e tyre te bindur në pranimin dhe mrekullitë me ndërmjetësit e Shna Ndout.

13 qershori kurorëzon dhe ritualin e përvitshëm të 12 të martave në kishën e Laçit.

Çdo vit, mijëra besimtarë zgjedhin të ngjiten drejt kishës për t’u lutur dhe për të ripërtërirë besimin e tyre, duke e kthyer këtë pelegrinazh në një nga traditat më të rëndësishme fetare në vend.