Nis festa, Parisi ndez dritat e kuqe të Krishtlindjeve në Champs-Elysee (FOTO)

Nis festa, Parisi ndez dritat e kuqe të Krishtlindjeve në Champs-Elysee (FOTO)

Në kryeqytetin francez 400 pemë përgjatë dy kilometrash janë ndriçuar për Krishtlindje duke sjell shkëlqimin përgjatë gjithë Champs-Elysees në Paris

Ceremonia e ndezjes së dritave u zhvillua mbrëmjen e djeshme përpara mijëra syve kureshtarë të banorëve dhe turistëve të huaj.

Edhe pse një muaj larg, bulevardi i famshëm u ndriçua nga ditat e kuqe përgjatë rrugës së populluar që çon nga harku i triumfit në sheshin “Concord”.

Autoritetet kanë përdorur drita LED, të cilat konsumojnë më pak energji dhe që supozohet të zgjasin për 3 deri në 5 sezone.

Vitin e kaluar, demonstruesit jelekëverdhë u mblodhën në Champs Elysees për të treguar përmes protestave pakënaqësinë e tyre të thellë me administratën e Presidentit Emmanuel Macron, por pas protestave të dhunshme, dje Champs-Elysees iu rikthye normalitetit.

Dritat e kuqe të Krishtlindjeve do të qëndrojnë ndezur deri më 8 janar 2020.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj