Nis festivali i filmit ‘Marubi’
zgjerohet rrjeti i shfaqjeve
Ka nisur në ambientet e Akademisë së Filmit dhe Multimedias MARUBI edicioni i Dhjetë i Festivalit të Filmit dhe Multimedias MARUBI. Festivali sjell projeksionin e 44 filmave për të drejtat e njeriut. Filmat trajtojnë probleme aktuale, jo vetëm për shoqërinë shqiptare, por për të gjithë botën.
Ka nisur në ambientet e Akademisë së Filmit dhe Multimedias MARUBI edicioni i Dhjetë i Festivalit të Filmit dhe Multimedias MARUBI. Festivali sjell projeksionin e 44 filmave për të drejtat e njeriut. Filmat trajtojnë probleme aktuale, jo vetëm për shoqërinë shqiptare, por për të gjithë botën. Filmat trajtojnë kryesisht fenomene që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin si një nga shkeljet kanosëse të të drejtave të njeriut dhe institucioneve demokratike.
Sundimi aktual i oligarkive ekonomike e financiare, kontrolli i pushtetit mediatik, shfrytëzimi barbar i burimeve natyrore dhe krahut të punës, kontrolli i sistemit të drejtësisë nga qarqe kriminale, janë subjekte kryesore të filmave që spektatori ynë do të ketë rastin t’i shohë brenda një kohe të shkurtër. Këtë vit, pjesë e programit do të jenë edhe 10 filma britanikë me metrazh të shkurtër, pjesë e koleksionit të Këshillit Britanik, për të cilët është krijuar një komponent dixhital duke qenë në mënyrë të vazhdueshme online në internet.
IHRFFA këtë vit ka zgjeruar rrjetin e sallave të shfaqjeve të filmave, duke përfshirë jo vetëm Universitetin Polis dhe atë Europian, por edhe sallën e shfaqjes së Filmave në Arkivin Qendror Shtetëror të Shqipërisë.
Gjatë 6 ditëve të Festivalit aktivitetet do te zhvillohen në këtë mënyrë: Paradite, duke filluar nga ora 11.00 forume dhe debate të organizuara me klasat e gjimnazeve të Tiranës. Pasdite, duke filluar nga ora 16.00 do të prezantohen 44 filma nga e gjithë bota, që trajtojnë çëshjtet e të Drejtave të Njeriut. Filmat janë në gjuhën origjinale, me titra në Anglisht dhe në Shqip. Shfaqjet do të jenë falas dhe të hapura për publikun.
Festivali mbështet nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit dhe Sportit, institucionet ndërkombëtare si
OSBE, Ambasada e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë, Suedisë, Republikës Çeke, Austrisë, etj.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4933
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15