Nis festivali i filmit për emigrantët
“Shqipëria, bukë e kripë dhe zemër”

Nis festivali i filmit për emigrantët<br />“Shqipëria, bukë e kripë dhe zemër”
Çelet në Tiranë edicioni i 12 i festivalit të filmit për të drejtat e njeriut. Filmi ‘Fuocoammare’ që fitoi “Ariun e Artë” në Berlinale 2016, i regjisorit të shquar Gianfranco Rosi ngriti siparin këtë të hënë që përkon edicionin e 12.
 
Filmat nga e gjithë bota do të shfaqen në ketë festival nga data 26 shtator deri më 1 tetor.
 
Kryebashkiaku Erion Veliaj përshëndeti hapjen e edicionit.
 
Ideja jonë është një Tiranë policentrike. Kinostudio rreth Marubit dhe shumë aktivitete të tjera është prej këtyre ideve.
 
Tirana është kryeqytet falë një trilli të historisë në fillim të shekullit të kaluar, një qytezë e vogël një fshat i madh.
 
Edhe pse sot është një milion banorë, pyesim njëri tjetrin nga jeni. Nuk është për të theksuar gjërat që na ndajnë, por të gjithë vijmë nga anë të ndryshme për të krijuar atë mozaik
” deklaroi ai.
 
Kryetari në Detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, foli sot në hapje të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e kryetarit të bordit të festivalit.

Duke u ndalur te migrimi, tema kryesore e festivalit këtë vit, Wilton tha se ai po e përball Evropën me një nga sfidat më të mëdha të kësaj gjenerate.

Parë si çështje sigurie dhe nga lidhja e mundshme mes migracionit, trafikimit dhe terrorizmit, Wilton tha se ky kërcënim kolektiv dhe transnacional mund të përballohet vetëm përmes një përgjigjeje po kolektive dhe transnacionale.

Megjithatë, më themelore është sfida ndaj njerëzimit. Te migrantët dhe refugjatët futen njerëz që kanë ikur nga vendi i tyre nga frika e luftës dhe persekutimit, viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore apo punës së detyruar. 

Këta njerëz kanë vuajtur, por ata kanë të drejtat e tyre si njerëz, të drejta që ne jemi të detyruar t’i mbrojmë – si moralisht, ashtu edhe ligjërisht.

Kjo është sfida jonë: të balancojmë mbrojtjen e duhur të kufijve me mbrojtjen e domosdoshme të vlerave, të qytetarisë sonë. Të tregojmë se përgjigja nuk janë muret, por mikpritja
”, shtoi ai.

Wilton tha se kjo është një çështje që Shqipëria e njeh shumë mirë dhe përgjigjja e saj, përgjatë gjithë historisë, ka qenë e qartë: “Që në kohët e lashta e deri në vitet ’40 e ’90, Shqipëria ka hapur dyert, me bukë e kripë e zemër”.

Të pranishëm në çeljen e edicionit të 12 të festivalit të filmit kanë qenë të pranishëm shumë artistë dhe politikanë. 

Këto filma kanë si tematikë migracionin, një ndër problematikat ndërkombëtare të shoqërisë. Në këtë festival do të paraqiten edhe dy filma me produksion shqiptar, ku njeri prej tyre quhet "Brava" që tregon për një siriane që përpiqet të integrohet në familjet shqiptare. 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?