Bebe Rexha këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ndezi skenën në natën e parë të festivalit ndërkombëtar të muzikës Sunny hill 2024 në Berinicën e poshtme me një performancë të zjarrtë. Ajo merrte pjesë për herë të parë në këtë festival dhe ju drejtua bashkëkombësve të saj në gjuhën shqipe.
“Unë jam Bebe Rexha dhe jam shumë e lumtur që jam në Kosovë për herë të parë. E kam prindin nga Dibra, dhe gjakun e kemi një”, tha ajo në skenën ku shoqërohej nga katër balerina.
Performanca kulmoi me Beben që filloi të kërcente nën ritmin popullor, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme dhe të papërsëritshme për të gjithë të pranishmit.
Këngën “Say My Name” e ka sjellë në versionin tradicional me tupanë e çifteli në skenë. Ndërsa, gjatë interpretimit të këngës “Take Me Home”, Bebe Rexha doli nga skena duke iu afruar fansave për t’i takuar nga afër e për të kënduar bashkë me ta. Publiku e priti me entuziazëm të madh duke duartrokitur dhe kërcyer me ritmet e muzikës që kishte ngjallur emocionet dhe krenarinë kombëtare. Kjo paraqitje unike dhe e menduar mirë, jo vetëm që tregoi talentin e saj të jashtëzakonshëm, por gjithashtu përforcoi lidhjen e saj me vendin dhe njerëzit e Kosovës.
Ndërkohë këngëtarja tjetër e famshme shqiptare Rita Ora, nuk ka marrë pjesë asnjëherë në koncertet e përvitshme të sunny hill, një event që organizohet nga këngëtraja tjetër e mirënjohur kosovare Dua Lipa. Dy këngëtaret shqiptare, nuk kanë një marrëdhënie fort të mirë, dhe askush nuk di të thotë se çfarë i pengon të kenë një raport më miqësor.
Por babai i Dua Lipas, Dukagjin Lipa hedh pak dritë në këtë marrëdhënie dhe thoët se Rira ora është ftuar cdo vit, por ka rastisur të mos ketë mundësi të vijë për shkak të axhendës.
"Edhe ajo do jetë mysafire patjetër”, tha Dukagjin Lipa.
Sunny hill do vazhdojë edhe 3 net të tjera deri më 28 korrik,ku në natën e parë ishte e pranishme edhe themeleuesja ylli kosovar me famë botërore Dua Lipa, e cuila ndoqi eventin në zonën ‘VIP’ duke i shijuar përformancat e kolegëve të saj shqiptarë e të huaj.
Organizatori i ‘Sunny Hill’, Dukagjin Lipa, tha se përpos imazhit të mirë për vendin, sjell përfitim ekonomike në miliona euro. ‘Sunny Hill Festival” u krijua në vitin 2018, dhe deri më tani janë mbajtur tre edicione.
@nitaxdesserts #beberexha #sunnyhill #sunnyhillfestival #prishtina #albanian #proudtobealbanian #fyp #kosovo @Bebe Rexha ♬ Originalton - nitaxdesserts