Nis Forca e Ligjit, 3 të arrestuar
për drogë e vrasje në Fier/Emrat

Nis Forca e Ligjit, 3 të arrestuar<br />për drogë e vrasje në Fier/Emrat<br /><br>
Policia goditi dje një grup kriminal në Fier, i dyshuar se ishte i përfshirë në narkotrafik, vrasje dhe rrëmbim personi. Tre persona, dy nga Fieri dhe një nga Shijaku, u vunë në pranga. Po ashtu u sekuestruan nga policia, drogë, armë dhe disa automjete. Operacioni i koduar “Grand”, çoi në pranga vëllezërit fierak Kujtim e Bashkim Kuçi dhe një bashkëpunëtor të tyrin Dritan Tusha nga Shijaku. Kuçët e Fierit u arrestuan në kompleksin e tyre të biznesit në Fermë Çlirim të cilin policia dyshon se e ndërtuan me para nga aktiviteti kriminal. Ky aksion ka qenë goditja e parë e operacionit “Forca e Ligjit” të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama e ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa.

SI U ZBULUA GRUPI
Drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, gjatë një konferencë për mediat ku njoftoi rezultatet e operacionit ku janë janë sekuestruar armë zjarri, lëndë narkotike si dhe katër automjete, një prej të cilave e blinduar. Gjithashtu, policia po heton pasuritë e këtij grupi kriminal ku në verifkim janë një resort, dy banesa në Tiranë dhe një në Golem. “Arrestimi u krye mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se dispononin lëndë narkotike. Mbi bazën e këtyre të dhënave, u ushtrua kontroll në lokalin në pronësi të shtetasit Kujtim Kuçi, në fshatin Fermë Çlirim. Gjatë ndërhyrjes së policisë në ambientet e lokalit janë ndaluar shtetasit e mësipërm dhe pas kontrollit, shtetasit Kujtim Kuçi iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri e markës Glock dhe 2 krëhëra me fishekë. Shtetasit Bashkim Ahmeto iu gjet dhe sekuestrua 1 pako me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë e markës Glock dhe një krëhër me fishekë. Shtetasit Dritan Tusha iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa”, ka deklaruar drejtori Nushi.

AKTIVITETI KRIMINAL
“Shtetasit e ndaluar, si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se ndër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar lëndë narkotike të llojit Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sativa, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjithashtu, ky grup kriminal që operonte kryesisht në zonën e Fierit, dyshohet se ka qënë i përfshirë në disa ngjarje të rënda si vrasje, rrëmbim personi, për të cilat po vijojnë hetimet intensivisht”, ka deklaruar dje Drejtori i Policisë së Fierit.

HETIM PASURIVE
Paralelisht me hetimin penal, Policia ka nisur edhe hetim për të gjitha pasuritë që zotërojnë anëtarët e grupit, të dyshuara si produkt i pastrimit të veprës penale të kryer prej tyre. Deri tani janë dentifikuar disa prej pasurive, si: një kompleks shërbimesh në fshatin Fermë Çlirim, ku përfshihet hoteleri, restorant, pikë karburanti; dy automjeje; dy banesa në Tiranë dhe 1 në Golem;

PAISJA QE BLLOKON PERGJIMET
Ndër sendet që policia ka sekuestruar me arrestimin e Kujtim Kuçit, Bashkim Ahmetos dhe Dritan Tushës është edhe një detektor valësh që shërben për bllokimin e përgjimeve. Bëhet fjalë për një pajisje që zbulon nëse në një rreze të caktuar ka apo jo valë dhe që përdoret për të krijuar perimetër sigurie ku mund të mbrohen nga përgjimi apo influenca e çfarëdolloj vale, në këtë rast nga policia. Burime nga Policia bënë me dije se pikërisht kjo pajisje i ka vështirësuar punën grupit hetimor dhe efektivëve që ishin në ndjekje të tre personave të mësipërm, pasi nuk mund të kishin përgjime ambientale. Një detektor valësh kushton afërsisht 3-4 mijë euro.


VIDEO/ 'Forca e ligjit' nis goditjen nga Fieri, arrestohet tre antarë të një grupi kriminal

armet bosat fier


Në kuadër të operacionit janë ndërmarë një sërë masash tekniko–organizative e policore, për goditjen e veprimtarisë kriminale. Në fokusin e Policisë në këtë periudhë ka qenë evidentimi, identifikimi dhe goditja e aktivitetit të grupeve kriminale që operojnë ndër vite në fushën e narko-trafikut, por edhe të aseteve që keto grupe zotërojnë.

Nga strukturat policore të Drejtorisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë e Vlorës, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH, u finalizua operacioni policor i koduar “Grand”, ku u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, të skeduar si anëtarë të ketij grupi me tendenca të theksuara kriminale në fushën e narkotikëve, vrasjeve e rrëmbimit të personit:

- Kujtim Kuçi, 45 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.
- Bashkim Ahmeto (Kuçi), 43 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.
- Dritan Tusha, 47 vjeç, lindur dhe banues në Shijak.

Arrestimi i tyre u krye mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se dispononin lëndë narkotike. Mbi bazën e këtyre të dhënave, u ushtrua kontroll në lokalin në pronësi të shtetasit Kujtim Kuçi, në fshatin Fermë Çlirim.

Gjatë ndërhyrjes së policisë në ambientet e lokalit janë ndaluar shtetasit e mësipërm dhe pas kontrollit, shtetasit Kujtim Kuçi iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri e markës Glock dhe 2 krëhëra me fishekë.

Shtetasit Bashkim Ahmeto iu gjet dhe sekuestrua 1 pako me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë e markës Glock dhe një krëhër me fishekë.

Shtetasit Dritan Tusha iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës material veç armëve të zjarrit dhe drogës, edhe: 
- 4 automjete, njëra e blinduar;
- 2 armë gjahu;
- 1 dedektor valësh;
- shkop gome;
- 2 thika me përmasa të ndryshme;
- 8 telefona celularë; 
- 900 euro.

Shtetasit e ndaluar, si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se ndër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar lëndë narkotike të llojit Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sativa, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu, ky grup kriminal që operonte kryesisht në zonën e Fierit, dyshohet se ka qënë i përfshirë në disa ngjarje të rënda si vrasje, rrëmbim personi, për të cilat po vijojnë hetimet intensivisht.

Paralelisht me hetimin penal, Policia ka nisur edhe hetim për të gjitha pasuritë që zotërojnë anëtarët e grupit, të dyshuara si produkt i pastrimit të veprës penale të kryer prej tyre.

Deri tani janë dentifikuar disa prej pasurive, si:
- 1 kompleks shërbimesh në fshatin Fermë Çlirim, ku përfshihet hoteleri, restorant, pikë karburanti; 
- 2 automjeje; 
- 2 banesa në Tiranë dhe 1 në Golem;

Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Policia paralajmëron se operacioni “Forca e Ligjit” do të vazhdoje intensivisht deri në realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

[gallery]24697[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar