/ATSH/- Djemtë le t'i bashkohen fushatës 16 ditore kundër dhunës gjinore, sepse trimëria e vërtetë është të dalësh kundër traditës. Kjo ka qenë thirrja që Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj i ka bërë kryesisht djemve, ditën e sotme, në kuadër të nisjes së fushatës 16-ditore kundër dhunës me bazë gjinore.
Ministri Veliaj tha se 'të drejtat e grave dhe vajzave janë të drejtat e njeriut. Ndaj dhe theksi është te përfshirja e burrave tek çështja e avokatisë kundër dhunës ndaj grave. Dhuna ndaj grave ka mbetur monopol i burrave".
Gjatë fjalës së tij, ai u ndal në raportimet që janë bërë kryesisht në vitin e fundit, me një rritje prej 30 % të denoncimit të rasteve krahasuar me një vit më parë.
"Pra, lajmi i mirë është që është rritur raportimi dhe gratë janë ndërgjegjësuar. Njëkohësisht kemi pasur një reagim më të mirë nga institucionet ligjzbatuese, 1800 urdhra mbrojtje".
Kjo fushatë, tha Veliaj, nuk matet me statistika por ka qëllim të emancipojë që kjo mos të ndodhë më, sigurisht ka nevojë për t'u raportuar. Fushata sensiblizuese zgjat nga 25 nëntor-10 dhjetor dhe për Veliaj, djemtë dhe burrat janë pjesë e zgjidhjes.
/Shqiptarja.com