Nis fushata në mbrojtje të viktimave të krimit, Manja në Lezhë: Strategjia e miratuar do përkthehet në plan veprimi

Qeveria Shqiptare ka një strategji të miratuar për mbrojtjen e viktimave të krimit, e cila do të përkthehet në një plan veprimi të qartë.

Kështu u shpreh nga Lezha Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili mori pjesë në një aktivitet të organizuar, në kuadër të javës për mbrojtjen e viktimave të krimit, ku u inaugurua dhe një pikture  murale të realizuar me përfshirjen e të rinjve lezhjane.

Nën kryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj dhe përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri Murat Sahin përcollën mesazhin për të qenë bashkë në krah të këtyre kauzave.

"Dy janë shtyllat kryesore se si mund ti përgjigjemi problemeve që hasin viktimat e krimit. Në radhë të parë është që të gjitha institucionet të punojmë bashkërisht në mënyre institucionale për të trajtuar rastet dhe e dyta është që po bashkërisht i gjithë komuniteti, shoqëri civile etj të bëhen bashkë për ti mbrojtur viktimat e krimit"

Fushata Sensibilizuese në mbrojtje të viktimave të krimit nisi nga Lezha dhe do të vijojë me një sërë aktivitetesh edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ndërsa kjo iniciative po mbështetet nga UNICEF dhe qendra komunitare "Sot për të Ardhmen", tha Murat Sahin.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia e gjobave/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Barazi dhe drejtësi për të gjithë

Amnistia e gjobave/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Barazi dhe drejtësi për të gjithë