Fushata e vaksinimit kundër gripit ka nisur në të gjitha qendrat shëndetësore të Fierit, Patosit dhe Roskovecit. 25 mijë doza vaksina trevalente janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore që mbulon njësia e kujdesit shëndetësor Fier, veçanërisht për personat më të rrezikuar.

Shefja e epidemiologjisë, Anila Moçi, thotë se kryesisht të moshuarit dhe të sëmurët kronikë me imunitet të dobët dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese janë kategoritë që duhet që duhet të vaksinohen kundër gripit.

Moçi ka pohuar gjithashtu se vaksinimi rekomandohet për fëmijët nga 6 muajsh deri në 12 vjeç, mësuesit, efektivët e policisë, grupmoshat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna, ndërsa ka theksuar se këtë vit një kujdes i shtuar janë edhe personat që vuajnë nga diabeti.

Fieri renditet ndër qarqet me shifra më të larta vaksinimesh çka ka bërë që të ulen ndjeshëm fatalitetet nga komplikacionet e gripit duke u kufizuar në një ose dy raste në vit , kryesisht tek të moshuarit me sëmundje kronike.