Nis gjyqi për ushtarin e parë rus të akuzuar për vrasjen e civilëve në Ukrainë

Nis gjyqi për ushtarin e parë rus të akuzuar për vrasjen e civilëve në Ukrainë

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venedikova njoftoi se autoritetet ukrainase kanë nisur gjyqin e parë ndaj një ushtari rus të akuzuar për vrasjen e një civili ukrainas gjatë pushtimit të paprovokuar të Rusisë.

Vendikova e bëri lajmin të ditur ditën e sotme nëpërmjet një postimi në Facebook.

I dyshuari akuzohet për vrasjen e një civili 62 vjeçar që po ngiste biçikletën e tij në fshatin Chupakhivka në rajonin verilindor të Sumy.

"Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dërgoi në gjykatë çështjen ndaj Vadim Shishimarin, komandantit të njësisë ushtarake të brigadës 32010 të njohur si Divizioni i Katërt i Tankeve të rajonit të Moskës”, tha Venediktova.

Sipas prokurores, i dyshuari 21 vjeçar, i cili ndodhet nën masë sigurie nga autoritetet ukrainase, mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet për vrasje.

Ndërkohë javën e kaluar, Venediktova bëri të ditur emrin e ushtarit të parë rus të dyshuar për torturë dhe vrasjen e civilëve në qytetin e Buça-s, në afërsi të Kievit, gjatë javëve të para të pushtimit.

Ajo e identifikoi të dyshuarin në fjalë si komandantin e njësisë së Gardës Kombëtare të Rusisë, Sergei Kolotsei, i cili u informua që ishte i dyshuar.


Lajmi kryesor:

Johnson nënshkruan pakt ushtarak me Finlandën e Suedinë për mbrojtje në rast sulmi! Bombardohet fabrika e çelikut! Lavrov: Operacioni special i forcave ruse i jep fund dominimit të SHBA në botë


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar