Nis inventarizimi i shpendëve
pjese e projektit “Nature 2000”

Nis inventarizimi i shpendëve<br />pjese e projektit “Nature 2000”
Ka nisur në të gjithë vendin inventarizimi i shpendëve. Inventarizimi ka për qëllim që të evidentojë të gjithë shpendët ujorë të cilët jetojnë në lagunë e më pas të mundësohet mbrojtja e tyre. Drejtori i Parkut të Divjakës e Karavastasë, Ardjan Koçi jep edhe të dhënat për numrin e shpendëve në këtë park.

"Në parkun tonë Divjak-Karavasta numri i shpendëve shkon në 240 -245. Tani ne po bëjmë numërimin e shpendëve dimërues ujorë," tregon ai. 

laguna shpendet

Për koordinatoren e projektit "Nature 200" Caterine Curaghati dhe ekspertin e shpendëve Oliver Curaghati ky inventarizim është mjaft i rëndësishëm pasi vetëm kështu mund të garantohet mbrojtja e tyre.

"Ne po lëvizim në të gjitha zonat e mbrojtura të Shqipërisë ku ka zogj për të kryer inventarizimin. Ky është një proces shumë i rëndësishëm e bashkë me inventarizimin ne po kryejmë edhe trajnimin e reinxhersave të rinj," shprehet Curaghati.

"Shumë prej zogjve që janë numëruar këtu janë të rëndësishëm në nivel europian pasi janë të paktë. Po nëse një lloj zogu është i mbrojtur në Gjermani në verë e vjen në Shqipëri në dimër dhe e vrasin këtu, atëherë çfarë vlere ka mbrojtja atje," thotë Curaghati.

laguna shpendet
 
Pelikani kaçurrel është një nga shpendët e rrallë që ka nisur të shumohet në Lagunën e karavastasë i cili konsiderohet edhe si mbreti e për të cilin janë krijuar edhe kushtet e nevojshme teksa po tregohet gjithë kujdesi i mundshëm për t'i siguruar ata.
 
"Tani ne kemi një muaj që kemi filluar përgatitjet për të pritur  pelikanin kaçurrel në ishullin ku pelikani folizon. Ne kemi afruar dru dhe barishte që ai përdor për foletë e reja. Grupi i foleve në jug të ishullit ka filluar të ndërtohet. Në fund të janarit atje do ketë përfunduar dhe proçesi i folenizimit dhe fillon dhe bërja e vezëve në ishull," shprehet Drejtori i Parkut të Divjakës e Karavastasë, Ardjan Koçi.

laguna shpendet

laguna shpendet

laguna shpendet
 
laguna shpendet

Inventarizmi i zogjve ujorë do të sjellë edhe më shumë shtim të tyre pasi do të vazhdojë të mbetet në fuqi moratorium kundër gjuetisë. "Nature 2000" është një projekt i Bashkimit Europian  i cili mbështet Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura si dhe agjecitë e saj rajonale për të bërë të mundur inventarizimin e të gjitha shpendëve. Report Tv

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje