"Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!" është tema e javës së parasë që nisi këtë të hënë dhe do të zgjasë deri më 24 mars.
Guvernatori Gent Sejko tha se në fokus të kësaj jave do të jetë administrimi dhe kursimi i parave, por njëkohësisht edhe informimi për tu mbrojtur nga mashtrimet financiare online.
“Është shumë e rëndësishme për të rinjtë të identifikojnë rreziqet e lidhura me mashtrimet online, si dhe rreziqet e tjera që rrjedhin nga informacionet dhe këshillat e pasigurta”, tha Sejko.
Nisja e edukimit financiar që në moshë të vogël, sipas guvernatorit ka rëndësi të madhe, në një kohë kur dixhitalizimi vetëm fuqizohet.
“Rastet e sukseseve sporadike në investimet në produkte të pakontrolluara, jo vetëm që nuk përbëjnë garanci për suksese të ardhshme apo të qëndrueshme. Theksoj se mund të kthehen në rreziqe kur operohet në tregje të parregulluara dhe të pambikëqyrura”, tha Sejko.
Për të rritur kulturën financiare, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu theksoi se po përmirësohen edhe modulet mësimore që në fillorë.
Gjatë kësaj jave, edhe bankat do të jenë në dispozicion për të informuar qytetarët më shumë mbi financat e tyre.
Dhjetëra aktivitete do të zhvillohen nëpër shkolla apo pranë bankave që në thelb të tyre do të jetë edukimi financiar, dhe mbrojtja e parave.
Prej një dekade Banka e Shqipërisë organizon Javën e Parasë, si një moment për tu njohur me lekun, për ti kushtuar më shumë rëndësi parave, kursimit të tyre, aftësimit financiar dhe informimit mbi rreziqet e mundshme me të cilat mund të përballemi.
G.K/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skema e re, kredi e lirë për biznesin e vogël dhe të mesëm! Do të përdoret për investim
18 Janar, 17:09
-
Transfertat kombëtare në euro u rritën me 30% vitin e kaluar
15 Janar, 15:15
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Sejko thirrje bankave: Bëhuni gati për SEPA-n brenda vitit, rrisni kredinë për biznesin e vogël
9 Janar, 15:55
-
Publikohen testet model të Maturës Shtetërore 2025, në ndihmë të maturantëve për përgatitjen e provimeve
7 Janar, 13:21
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
Pagesa të shpejta dhe me kosto të ulët përmes SEPA, Minxhozi: Sistemi funksional në tetor 2025
2 Janar, 10:14
-
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
2 Janar, 09:44
-
Eduard Zaloshnja: Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe
30 Dhjetor 2024, 15:07
-
Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023
29 Dhjetor 2024, 07:41
-
Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda
26 Dhjetor 2024, 17:54