Nis java e solidaritetit në Tiranë
12 kosha dhurimi në kryeqytet

Nis java e solidaritetit në Tiranë<br />12 kosha dhurimi në kryeqytet
“Tirana Dhuron” është nisma më e fundit e Bashkisë së Tiranës. Java e solidaritetit dhe punës në komunitet do të kulmojë më 18 tetor që do të jetë “Dita pa makina” dhe 19 tetor “Dita e Lumturimit të Nënë Terezës”.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, shprehet se bashkia ka menduar për një sërë nismash konkrete për qytetarët që duan të kontribuojnë duke ndihmuar njerëzit në nevojë. Të gjithë ata që duan t’i bashkohen kësaj nisme të re të bashkisë, mund të dhurojnë diçka për njerëzit në nevojë apo të shpenzojnë pak orë në shtëpinë e fëmijës.

“Nisma ‘Tirana Dhuron’ do të zgjasë një javë. Para datës 19, në të gjithë qytetin do të vendosen kosha përmes të cilëve ne ftojmë qytetarët të dhurojnë diçka, rroba që nuk i duan, ushqime, lodra për fëmijë, që më pas t’ua dhurojmë njerëzve që nuk munden”, tha Mazniku.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me organizatat joqeveritare kanë vendosur 12 kosha dhurimi në rrugët kryesore të qytetit, ku çdo qytetar mund të dhurojë diçka modeste.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë