Ka nisur sot java e parasë për vitin 2021, me fokus ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë të përgjegjshëm financiarisht në të ardhmen. “Kujdesu për veten, kujdesu për paratë e tua!”, ishte tema e përzgjedhur edhe për shkak të pandemisë COVID-19, me synimin të edukoj të rinjtë të përdorin produktet digjitale, pagesat apo aplikime online .
Guvernatori Gent Sejko nënvizoi rëndësinë kyçe që kanë njohuritë mbi një treg financiar gjithnjë e më të digjitalizuar dhe inovator.
“Sa i përket nxënësve dhe të rinjve, krahas aspektit shëndetësor, pandemia i ka përballur ata edhe me sfida në fushat e edukimit dhe punësimit. Për këto arsye, tashmë është më e rëndësishme se kurrë t’i pajisim ata me dijen e duhur mbi menaxhimin e financave personale dhe shfrytëzimin e saktë të produkteve bankare”, u shpreh Sejko.
Guvernatori u shpreh se është shumë e rëndësishme që edukimi financiar i fëmijëve të nis që në moshë të vogël.
“Ky pohim përbën dhe filozofinë e programeve të institucionit tonë, i cili synon ndërtimin e urave të komunikimit, ndërgjegjësimin dhe rritjen e njohurive financiare tek brezi i ri. Ata duhet të përftojnë gradualisht njohuritë, aftësitë, qëndrimin dhe sjelljet e nevojshme për të marrë vendime të shëndosha financiare, me qëllim që në të ardhmen e tyre si individë të maturuar të arrijnë mirëqenie financiare si dhe të jenë të aftë të përballojnë situatat e emergjencës, siç është kjo që po kalojmë aktualisht”, pohoi Sejko.
Në takimin e zhvilluar online ishin të pranishëm përfaqësues të bankave si dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi. Po ashtu u shpërndanë edhe çmimet e fituesve për 4 konkurse Vizatimit të Mirë, Fotomontazhet më të mira, videon më e mirë dhe postimin më të mirë në Facebook me temë “Ndikimi i COVID-19 në ekonomi dhe kujdesi për financat personale në periudha pandemie”.
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.4%
-
I keq
21.5%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1009
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasje të ashpra tek Komisioni i Edukimit, Kushi: Më jep fjalën, të të vijë turp! Zhupa: As kam vjedhur, as kam qenë ministre
16 Dhjetor, 20:55
-
BSH, 3 çmimet për diplomat më të mira ekonomike! Sejko: Rënia e inflacionit uli kostot për familjet e bizneset
16 Dhjetor, 17:28
-
PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës
14 Dhjetor, 21:10
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Shqipëria në SEPA/ Ambasadori Gonzato takim me Sejkon: Moment historik, qytetarët dhe bizneset më afër tregut unik të BE
22 Nëntor, 11:21
-
Shqipëria anëtare e SEPA-s, Sejko: Kostoja e pagesave ndërkufitare në euro, 5 herë më e ulët! Kursimi në ekonomi 20 mln euro në vitin e parë
21 Nëntor, 17:50
-
Këshilli Europian i Pagesave shqyrton aplikimin e Shqipërisë në SEPA
16 Nëntor, 12:09
-
FMN i kërkon Bankës së Shqipërisë të ruaj regjim të lirë të kursit të këmbimit! Sejko: Familjet e bizneset në gjendje të mirë financiare
14 Nëntor, 14:01
-
Sfidat ekonomike s’kanë kaluar, Sejko: Integrimi në BE do të na vë përpara sprova të mëdha, të bëhemi gati! Dhuka: Të ruajmë stabilitetin ekonomik
13 Nëntor, 11:50
-
Pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, Evis Kushi në Report Tv: Kuptuan se me dhunë dhe djegie karrigesh nuk arrijnë asgjë! Ja cilat janë ristë e platformës ‘Deputeti që duam’
8 Nëntor, 15:53
-
Banka e Shqipërisë lehtëson politikën monetare, ul normën bazë të interesit me 0.25%! Sjell norma më të ulëta të kredive
6 Nëntor, 16:12
-
Sejko raporton tek Komisioni i Dezinformimit: Dy vitet e fundit u rritën sulmet kibernetike! Rishikojmë rregulloren e mbikqyrjes së bankave! U asistuam nga Departamenti Amerikan i Thesarit
30 Tetor, 09:36