Javët Ndërkombëtare të Kulturës vijojnë me Kinën. Në Muzeun historik do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri në 1 tetor ekspozita “Përshëndetje Pekin” me fotografi skenike të kryeqytetit kinez. Nga ora 17.30 një mori aktivitetesh do të mbahen në sheshin “Italia” ku do të demonstrohen copëza nga folklori dhe tradita kulinare kineze. Ndërsa në orën 18.30 nis galaja akrobatike me një shfaqje speciale multiartisike.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Tirana Film Fest”(TIFF) vijon sot të shfaqë nga ora 10.30 në orën 22.30, video artistike, dokumentarë, filma vizatimorë dhe artistikë, në Liceun Artistik, kinema ‘Millenium’ dhe Qendrën dhe Artit “Agimi”.
Aktivitetet e “Javës së dizajnit në Tiranë”, të mbajtura në bashkëpubim me Institutin Italian të Kulturës zgjasin nga sot deri në 30 shtator. Sot në orën 19.00 në Arturbina shkëmbehen përvoja e metodologji moderne përmes një ëorkshopi, ku do të jetë i ftuar Simone Sfriso.
Ekspozita personale në mozaik e artistit Myftar Cubi “Aktorët shqiptar ndër vite” qëndron e hapur për vizitorët edhe sot në Muzeun Historik.
Vijon deri në 9 dhjetor në Qendrën Kulturore të Artit Bashkëkohor ‘Harabel’ ekspozita ‘E gjithë drita që nuk mund të shohim’ e piktorit bashkëkohor Ali Oseku.
Qendra për Hapje e Dialog në Kryeministri në bashkëpunim me aktorin Arben Derhemi dhe kompozitorin Aulon Naçi mban nesër në orën 19.00 mbrëmjen artistike “In Memoriam, At Zef Pllumi”.