Nis Kampionati Kombëtar i Volejbollit U-16 për vajza, Veliaj: Modeli që jep Federata, çelësi i suksesit! Një federatë që vjedh zgjedhjet, vjedh edhe rezultatin e ndeshjes

Në Tiranë ka nisur këtë fundjavë Kampionati Kombëtar i Volejbollit, kategoria U-16 për vajza. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke përshëndetur ekipet e vajzave pjesëmarrëse në këtë kompeticion, deklaroi se si Federata e Volejbollit, ashtu edhe ajo e basketbollit, janë dy federata model.  


“Ku ka bashkëpunim, ku ka transparencë, aty ku kryetari e sekretari i Federatës zgjidhen me zgjedhje të lira, të pastra dhe votohen nga një listë delegatësh, emrat e të cilëve i dinë të gjithë, në fund krijojnë një federatë model si Federata Shqiptare e Volejbollit. Nëse Albensi do të ishte votuar pa delegatë dhe me lista të sajuara; nëse Erli do të ishte votuar pa delegatë, me manipulime dhe falsifikime, ju nuk do ishit sot këtu. Një federatë që vjedh zgjedhjet e veta, sigurisht që vjedh edhe rezultatin e ndeshjes, shet lojën, dhe talentin që do të shkon në kombëtare e kthen në një lloj tenderi. Kur nuk ka besim, kur nuk ka moral, kur nuk ka transparencë, atëherë nuk ka lojë të ndershme. Mënyra si funksionon federata duhet të japë garancinë se edhe loja që do të zhvillohet këtu, të jetë e pastër,” u shpreh kryebashkiaku.


Veliaj shpjegoi edhe njëherë betejën me FSHF.

“Kur më pyesin pse futesh në këto debate, përgjigjja që jap është kjo: Nëse kryetari i Bashkisë shikon një padrejtësi dhe nuk reagon, kush do reagojë? Një mësues fiskulture humbet certifikimin, një lojtar humbet kartonin, një ekip që reagon del nga kategoria nëse ai që drejton Federatën është jo transparent, është jo i moralshëm, shet lojtarët, shet ndeshjet, shet “fair play”-n. Nëse e gjithë shoqëria bëhet bashkë, nëse gjithë shoqëria mbështet të drejtën, nëse gjithë shoqëria çohet në këmbë që të kemi drejtësi në çdo vend ku luhet sport, atëherë do të ketë ‘fair play’ në çdo fushë të Shqipërisë,” theksoi ai. 


Kreu i Bashkisë e mbylli fjalën e tij duke veçuar faktin se qeveria shqiptare ka dhënë grantin më të madh sportiv në 100 vite, pikërisht që të ndihmojë buxhetin familjar. 


“Sot i gëzohemi këtyre aktiviteteve, por kjo palestër nuk ishte këtu. Palestra tjetër në Farkë, ku po luhen ndeshjet e tjera, nuk ishte këtu. Parku Olimpik nuk ishte këtu. Do të thotë se ku ka vullnet dhe bashkëpunim ne mund të bëjmë punë të mira, mund të bëjmë punë të bukura. Para se të vinte Fideli, në Komitetin Olimpik kishim një situatë kur nuk komunikohej fare. Në ndeshjet e garat olimpike të Rio De Janieros, gjysma e ekipit olimpik nuk pranonte të futej në garë, se ekipi ynë olimpik shiste dhe blinte ndeshjet, shiste dhe blinte lojtarët, bllokonte atë që nuk kishte mundësi të paguajë. Ja ku jemi sot. Brikeni është kampion bote në peshëngritje, Luiza e dyta në Manchester, Izmiri në 10 më të mirët,” tha Veliaj.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare