Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti Klinton vuri theksin tek iniciativat që synojnë të rrisin pjesëmarrjen e gruas në politikë, që respektojnë të drejtat e njeriut, por edhe tek disa projekte që synojnë të promovojnë energjinë e rinovueshme dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ndërkaq, në përfundim të takimit, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim të shkurtër me Presidentin Klinton dhe Kryeministrin Thaçi.
Gjatë takimit, kryeministri Rama e falënderoi Presidentin Klinton për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që ai ka dhënë për shqiptarët gjatë presidencës së tij.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)