Nis konsultimi, do të përcaktohen
zonat me rëndësi kombëtare

Nis konsultimi, do të përcaktohen<br />zonat me rëndësi kombëtare
TIRANE- Në mbledhjen e KKT janë miratuar dhe dy vendime të tjera të cilat kërkojnë saktësimin e zonave me rëndësi kombëtare. Ndërsa çdo plan rregullues I miratuar më parë do të mbetet i pezulluar. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit do të duhet të nisë fazën e konsultimeve me publikun dhe me pushtetin vendor për të arritur në një hartë konkrete që do të shoqërohet më pas dhe me akte të tjera ligjore.

KKT miratoi marrjen “e nismës për përcaktimin e disa çështjeve/zonave të rëndësishme kombëtare në planifikimin e territorit. Pezullimin e dhënies së lejeve zhvillimore dhe pezullimin e planeve të detajuara vendore, nga të gjitha autoritetet e qeverisjes vendore në zonat e përcaktuar fillimin e procedurave të bashkëbisedimit këshillimit dhe dëgjimit publik në lidhje me projekt taktin për propozimin e përcaktimit të rëndësisë kombëtare të çështjeve/zonave”.

KKT i dha të drejtën Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit “të marrë masa për kryerjen e procedurave të bashkërendimit, këshillimit dhe dëgjimit publik, në përputhje me afatet dhe kërkesat e përcaktuara nga ligji. Ndërkohë që autoritetet shtetërore do të marrin hapat për “pezullimin e zhvillimit në zonën e rëndësisë kombëtare, deri në përcaktimin e rëndësisë kombëtare të  çështjeve / zonave”, thuhet në vendimin që hyn në fuqi menjëherë.

Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (Print) më 23.08.2014
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë