Nis lufta në PD, Këlliçi sulmon Alimehmetin: Për Tiranën duhet kandidaturë politike, kush mendon ndryshe, nuk është i sinqertë

Nis lufta në PD, Këlliçi sulmon Alimehmetin: Për Tiranën duhet kandidaturë politike, kush mendon ndryshe, nuk është i sinqertë

Ilir Alimehmeti dhe Belind Këlliçi

TIRANË- Pas hapjes së garës së primareve në PD, ka filluar edhe lufta e brendshme mes Belind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit, që kanë deklaruar kandidimin. Këlliçi ka sulmuar Alimehmetin duke deklaruar se për garën përballë Veliajt në Tiranë duhet një kandidaturë politike dhe jo nga shoqëria civile.

Këlliçi tha se kushdo që e gjykon se përballja me Erion Veliajn nuk është betejë politike, në rastin më të mirë nuk është i sinqertë.

“Unë gjykoj që një modeli si Erion Veliaj përballë, tërësisht politik, ne duhet t’i përballemi padiskutim politikisht. Kjo është një betejë padiskutim politike. Unë gjykoj që kushdo që e gjykon se përballja me Erion Veliajn nuk është betejë politike, në rastin më të mirë nuk është i sinqertë”, tha Këlliçi në emisionin ‘Log’.

Një ditë më parë Belind Këlliçi bëri me dije se kishte vendosur që të kandidonte në primaret e Berishës për të qenë ai kandidat nga opozita përballë Erion Veliajt në zgjedhjet vendore të 2023. Në një fjalim të gjatë selia nga e PD, deputeti thotë se vendimin për të kandiduar e mori për të prezantuar një model të kundërt nga kryebashkiaku aktual. Nga ana tjetër mjeku Ilir Alimehmeti ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën për primaret, por publikisht ai nuk ka mohuar se nuk dëshiron që të marrë pjesë në garë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASEM KASAP HAJDAR REXHEP LEKA [ KEPI ]: 29/10/2022 08:28

    O Blendi Kriçi ti je dhe djali ri çfar politike do bësh ti me ish sekretarin e partis së punës me non gratën Sali. Si mundesh ti të flasësh kur Amerika thot që Salheu është i koruptuar e hajdut e ti do bësh çfar të thot Salheu e ti mendon se do marësh vot nga populli Shqiptar që është një popull shum i vuajtur nga krimineli hajdut Saliu po një popull shum inteligjent jo kriç si ty.

    Përgjigju
  • S.NGJELA: 29/10/2022 02:31

    PA HEQUR SALIUN -NON-GRATEN,,NGA PD DHE TE GJITHE MALOKET E KUKESIT DHE TE TROPOJES,,,,VENDOSNI CILIN TE DONI,,KERRICON, ,ALIMEHMUTIN,,,TE GJITHE DO HUMBNI,,SEPSE POPULLI SHQIPTAR ESHTE PRO- AMERIKAN,95%....EDI RAMA KA FATIN E MADH TE QENDROJE NE PUSHTET,,,SEPSE E MBAN SALIU NE PUSHTET,,SA TE JETE SALIU DHE BANDA E TIJ NE PD,,,EDI RAMA E KA TE SIGURTE QEVERISJEN EDHE PER 100 VJET....

    Përgjigju
  • Tirona: 29/10/2022 00:23

    Koken te hani

    Përgjigju
  • Omeri: 28/10/2022 23:11

    O Kellic as ti as Aliu sbeni te keqen vllai,ti mire je deputet,shpresoj te dal ndonje tjeter nga PDja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic