Nis me 15 minuta vonesë sfida e Partizanit, arbitri vërshëllen pas ardhjes së ambulancës së morgut

Nis me 15 minuta vonesë sfida e Partizanit, arbitri vërshëllen pas ardhjes së ambulancës së morgut

Ndeshja e fundit e javës së 13 të Superligës mes Partizanit dhe Laçit e programuar të luhet në Elbasan Arena ka nisur me 15 minuta vonesë. Arsyeja për këtë shtyerje ka qenë mungesë e ambulancës në stadium, duke bërë që zyrtarët e ndeshjes të mos pranonin fillimin e saj.

Është dashur të pritet disa minuta për ardhjen e saj, diçka e cila ka ndodhur pas pothuajse 15 minutash. Raportohet se në stadium ka mbërritur ambulanca e morgut.

Si rrjedhojë, më pas arbitri i ndeshjes ka vërshëllyer duke sinjalizuar fillimin e kësaj sfide, e cila mbyll javën e 13 të kampionatit.

Kujtojmë se vetëm dje takimi mes Vllaznisë dhe Teutës u ndërpre në dy raste, për shkak të ikjes së energjisë në Loro Boriçi. Si duket kjo ka rezultuar një javë e vështirë në aspektin organizativ për klubet.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë