Nis monitorimi i Shqipërisë me 
avion mbi parcelat e hashashit

Nis monitorimi i Shqipërisë me <br />avion mbi parcelat e hashashit
TIRANE - Policia e Shtetit, nis sot monitorimin e territorit me avionë gjurmues nga ajri, nё kuadёr tё masave tё ndёrmarra pёr parandalimin e goditjen e kultivimit tё bimëve narkotike.

Prej ditësh në aeroportin e Rinasit është pozicionuar skuadra e monitorimit e cila përbehet nga një avion gjurmues, dy pilotë si dhe ekspertët e përdorimit të paisjeve elektronike të kontrollit, flotë kjo e mundësuar nga shteti Italian dhe Guardia di Fiananza.

Për koordinimin e këtij operacioni ditën e sotme në ambjentet e Drejtorisë së Policisë është zhvilluar një takim me përfaqësues të palës italiane dhe asaj shqiptare.

Sipas Policisë së Shtetit veprimtaria pёr monitorimin e territorit do tё fillojё ditёn e hёnё, ku do tё nisё dhe monitorimi pёrmes avionit, proces i cili do tё pasohet nga veprimet nё terren tё forcave vendore tё policisё tё mbёshtetura nga forcat speciale, me qёllim asgjësimin e sipërfaqeve tё konstatuara.

Burime për A1 Report bëjnë me dije se në planet e fluturimit tashmë të fiksuara ndërmjet policisë shqiptare dhe përfaqëusesve italian, bën pjesë i gjithë territori, kryesisht zona e Lazaratit si dhe malësitë e zonës së Shkodrës.

avioni
(Në foto: Avioni i cili do të bëjë monitorimin nga ajri në kuadër të luftës ndaj kanabisit)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona