Nis në Durrës edicioni i 10-të
i Festivalit të Dancit Modern

Nis në Durrës edicioni i 10-të<br />i Festivalit të Dancit Modern
Edicioni i 10-të i Festivalit ndërkombëtar të dancit modern do të nis sot në mbrëmje në Durrës dhe do të vijojë në një periudhë të gjatë kohore, për të përfunduar më 4 dhjetor të këtij viti. Drejtuesit e Festivalit kanë bërë të ditur sot programin e zhvillimit të tij, duke theksuar se përveç qytetit bregdetar në kalendar përfshihet edhe Tirana.
 
Drejtori artistik i Festivalit, Gjergj Prevazi, tha se gjatë ditëve të veprimtarisë do të organizohen 12 shfaqje nga trupa të ndryshme artistike, që vijnë nga Zvicra, Portugalia, Italia, Austria, Kosova dhe Shqipëria.
 
Edicioni jubilar i këtij Festivali do të hapet në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit më 2 tetor me premierën “Duke menduar për Medean”, por shfaqjet e para do të jepen më herët, në fund të këtij muaji në Teatrin Kombëtar në kryeqytet.
 
Më 4 dhjetor në përfundim të Festivalit do të jepet shfaqja “Hënë e plotë”, nga trupa e Kompanisë “Albanian Dance Theatre”, nën drejtimin e koreografit Jacek Przbylowicz. Përveç dy teatrove të njohur në Durrës dhe Tiranë, shfaqjet janë parashikuar të jepen edhe në Universitetin e Arteve, Galerinë Kombëtare të Arteve dhe në Teatrin e Metropolit në kryeqytet.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë