Tërmeti/ Ndërtimi i shtëpisë së kreut të PD-së në Farkë, Rama dhe Veliaj: Në fushatë jemi përballë, për tërmetin bashkë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte sot së bashku me kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj në Farkë aty ku kanë nisur ndërtimet e banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas kryeministrit në Tiranë ka nisur ndërtimi i 200 shtëpive të para, ndërsa shumë shpejt do të nisë ndërtimi edhe për 150 shtëpi të tjera.

"Duam ta kujtojmë këtë vit si një vit që shënon jetën e këtyre qytetarëve. Ata që do të jenë në zonat ku ndërtimi do të bëhet si një lagje e re, do të kenë shërbime të tjera dhe rritje të cilësisë së jetës. Shkollat janë të gjitha në fazë rindërtimi, ndërkohë kemi filluar infrastrukturën në lagjet e reja.

Na pengoi shumë COVIDI, që ishalla nuk po na dërgon në mbylllje, vitin e ri një pjesë e konsiderueshme e këtyre familjve ta gëzojnë me fëmijët vitin e ri në këto shtëpia,"-tha Rama.

Ndërkohë nuk munguan as batutat pasi njëra nga shtëpitë e ndërtuara ishte e kreut të PD-së në Farkë.

Veliaj: Edhe pse keni qenë katër kurora në një shtëpi. Do merrni katër shtëpi. Çimi është dhe kryetar i Partisë Demokratike. Me Çimin në fushatë jemi përballë, kurse në tërmet jemi bashkë. 
Çimi: Demokracia kështu e ka
Rama: Demokracia ka dhe një gjë, ju na shani, ne i ndërtojmë për ju . Po s’na shatë ju ne nuk e  mbledhim dot mendjen fort. Sa më shumë që na shani ju, aq më shumë na motivoni kështu që nga një shtëpi, katër shtëpi. Koalicion shpish. Mos u ankoni se nuk lejohen koalicion, koalicionet lejohen. Të gjithë bashkë, por secili në çatinë e vet që të mos krijohet sherr brenda për brenda. 
(Rama batuta për djalin  vogël të shtëpisë)
Rama: Ky sa të bëhet 18 vjeç s’po pyet më për ustain, do votojë për Lalin.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën