Nis ndërtimi i HEC-eve në
Valbonë, banorët: S’do i lejojmë

Nis ndërtimi i HEC-eve në<br />Valbonë, banorët: S’do i lejojmë
E ndërsa në Tiranë është përqendruar e gjithë vëmendja te ligji për importin e mbetjeve dhe reforma në drejtësi, në Valbonë prej tre ditësh kanë nisur punimet për ndërtimin e hidrocentraleve.
 
Report Tv ka siguruar fotot e para nga punimet që kanë nisur për ndërtimin e HEC-eve në Luginën e Valbonës.
 
Aktualisht kanë nisur punimet për ndërtimin e dy HEC-eve në Dragobi dhe Çerem.

Buldazierët dhe makineritë e rëndë kanë zbarkuar në Valbonë duke nisur gërmimet. 

Pavarësisht se është park kombëtar dhe i mbrojtur me ligj, qeveria Berisha dha lejet për ndërtimin e HEC-eve.
 
Në Valbona janë planifikuar për t’u ndërtuar 11 HEC-e, një është ndërtuar, ndërsa 10 të tjerë pritet që të ndërtohen.
 
Vendimet për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë qeveria Berisha i firmosi në ditët e fundit në pushtet.
 
Pasi kishte humbur zgjedhjet në qershor të 2013, qeveria Berisha në gusht, pak ditë nga largimi nga pushteti firmosi ndërtimin e hidrocentraleve.
  
Banorët e zonës janë shprehur kundër vendimeve, ndërsa pak muaj më parë protestuan edhe në Tiranë.
 
Megjithatë banorët nuk ndalen këtu, pasi pohojnë për Report Tv se po organizohen për të protestuar sërish me qëllim pezullimin e punimeve dhe anulimin e koncesioneve.
 
Madje, banorët kanë filluar që të mbledhin edhe firmat, pasi më parë kanë paralajmëruar një referendum për ndalimin e HEC-eve.
 
Ndërtimi i HEC-eve do të dëmtonte në mënyrë të pariparueshme Luginën e Valbonës dhe turizmin në këtë zonë.


Lejet e HEC-eve nga Berisha
Kontrata e parë koncesionare u dha në 27 Korrik të vitit 2009 dhe bazohet mbi vendimin e marrë nga qeveria “Berisha” më 07.11.2007, “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit Dragobia”.
 
Kontrata është firmosur nga Genc Ruli në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë “Gener 2” sh.p.k.
 
Sipas kontratës, hidrocentrali Dragobia, brenda të cilit janë 4 HEC-e parashikohet të ndërtohet në Lumin e Valbonës me fuqi të instaluar 22760 kW dhe prodhim vjetor 116,014,456 kWh.
 
Kontrata e dytë koncesionare daton po në 2009, edhe kjo kontratë është firmosur nga Genc Ruli në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Tplani” sh.p.k.
 
Ky HEC ka fuqi të instaluar 2300 kW dhe prodhim vjetor të energjisë 11,028,240 kWh. Kontrata e tretë koncesionare është nënshkruar në 15.08.2013, në ditët e fundit të qeverisë Berisha. Ajo mban firmën e zv. ministrit Enno Bozdo dhe shoqërisë “Valbona Project Company” shpk.
 
Kjo kontratë koncesionare parashikon në total 9 HEC-e, me fuqinë totale të instaluar 51040 kW dhe prodhim vjetor 245,726,989 kWh.
foto gurore

foto gurore

foto gurore

foto gurore

kamionat valbone

kamionat valbone
(Fotot nga punimet që kanë filluar në Valbonë për HEC-et)


Valbonë
Valbonë
Valbonë
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?