Nis ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut, do kushtojë 70 mln euro! Ambasadori i BE: Prioriteti ynë, hap 350 vende të reja pune

Ka nisur ndërtimi i linjës 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, projekt i cili pritet të kushtojë 70 milionë euro, 55 milionë prej të cilave do të jepen nga banka gjermane KFË. Projekti përfshin ndërtimin e një linje transmetimi Fier – Elbasan dhe Elbasan – Qafë Thanë.

Përfitimet ekonomike të Shqipërisë nga kjo linjë transmetimi do të jenë të mëdha tha ambasadori Gjerman në vendin tonë Karl Bergner.

“Kjo linjë do t’i mundësojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të shkëmbyer energji, në tregjet përkatëse. Shqipëria mund të shesë tepricën e saj drejt Maqedonisë së Veriut dhe partnerëve të tjerë në rajon gjë që është burim shtesë të ardhurash. Është gjithashtu pjesë e korridorit trans-evropian të energjisë elektrike në kuptim se kjo linjë do të ofrojë lidhjen mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë drejt Italisë”, tha ambasadori Gjerman në Shqipëri Karl Bergner.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato, teksa theksoi rëndësinë e këtij projekti që do të ndikojë edhe në punësim, tha se kjo linjë transmetimi është në përputhje me objektivat e BE, për mbrojtjen e mjedisit.

“Është një projekt që do të krijojë edhe vende të reja pune, më shumë se 350 vende të reja pune do të krijohen gjatë ndërtimit. Mendoj që kjo ndërlidhje e re do të ndihmojë Shqipërinë në tranzicionit e saj drejt energjisë së pastër dhe de karbonizimit në përputhje me objektivat e BE, për të arritur asnjanësinë klimatike deri në vitin 2050, por kjo linjë e re transmetimi së bashku me nënstacionet e Elbasanit dhe Fierit do të bëjë të mundur transmetimin e energjisë së rinovueshme, brenda për brenda Shqipërisë por edhe përtej kufijve të saj”, tha ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato.

Ky projekt i cili përflitej prej viteve, do të ndikojë në diversifikimin e burimeve energjetike të vendit, i garanton Shqipërisë lidhje me të gjithë rajonin, si dhe përshpejton punën për të arritur objektivin që të eksportohet energji neto në 2030.

Po ashtu kjo lidhje do të ndikojë edhe në uljen e shkëputjeve energjetike dhe defekteve të tjera teknike, si dhe i rrit Shqipërisë kapacitetet transmetuese me 1500 megavat orë.

Projekti është pjesë e nismës së Komisionit Evropian për të krijuar një korridor të transmetimit të energjisë elektrike Lindje-Perëndim midis Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 20/12/2023 14:38

    Po kete sikur e bene njehere me nje kompani Gjermane, tani po e bejne prape! Cfare behet ketu ore!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën