Nis ndërtimi i shkollës 9-vjeçare
“Betim Muço” në Kombinat

Nis ndërtimi i shkollës 9-vjeçare<br />“Betim Muço” në Kombinat
Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e shkollës së re në zonën e Kombinatit. Shkolla 9-vjeçare, “Betim Muço” është godina e dytë që nis të ndërtohet në kuadër të projektit për ndërtimin e 20 shkollave në kryeqytet, të cilat do të zgjidhin përfundimisht problemin e mësimit me dy turne që vijon prej vitesh. Nisja e punimeve u inspektua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi rëndësinë e këtij projekti.

“Më vjen mirë që pas shkollës “Hoxha Tahsin”, shkolla 9-vjeçare “Betim Muço” në Kombinat është e dyta si pjesë e projektit për ndërtimin e 20 shkollave në Tiranë. Duke filluar me këto dy shkolla të para dhe për të pasuar me shkollën “Kosova”, do të vazhdojmë gjatë këtij viti me hedhjen e themeleve për shkolla të reja. Kjo është e vetmja mënyrë se si mund të eliminojmë klasat me dy turne”, u shpreh  Veliaj.

Sipas kryebashkiakut, është e vështirë të pretendohen qytetarë të mirë nesër dhe një Tiranë dinjitoze, nëse fëmijët nuk kanë kushtet normale në institucionet ku duhet të marrin dije. Prandaj, sipas tij, është i rëndësishëm një ndryshim radikal dhe për këtë vjen në ndihmë partneriteti publik-privat.

“Ka ardhur koha për një ndryshim radikal, ndaj do të vazhdojmë partneritetin publik-privat me ndërtimin e 20 shkollave në Tiranë. Pasi firma të ketë mbaruar shkollën, do të fillojmë të paguajmë këstet. Kjo mënyrë ka funksionuar me sukses në shumë vende rreth nesh. Ka ardhur koha që të ecim përpara me këtë projekt”, shprehet Veliaj.

Kryebashkiaku sqaroi se shkolla e re do të ketë të gjitha ambientet e nevojshme për mësimdhënie, si edhe disa ambiente sportive të cilat do të vihen në shërbim të komunitetit.

“Kjo shkollë do të ketë 27 klasa. Për herë të parë do të kemi ndoshta shkollën më të mirë të Tiranës në komunitetin e Kombinatit, sepse do të ruajmë standardin europian dhe të Ministrisë së Arsimit për të pasur jo më shumë se 25 nxënës për një klasë dhe 6 laboratorë. Për të gjithë ata qytetarë që ndoshta kërkonin të kishte më shumë terrene sportive, ky projekt i përqafon të dyja idetë; një shkollë të bollshme që eliminon dy turnet në Kombinat dhe 3 terrene sportive, si edhe 1 palestër, e cila pastaj kthehet në një qendër komunitare për gjithë zonën”, shprehet ai.

Veliaj solli në vëmendje investimet e kryera për ambiente arsimore në zonën e Kombinatit, e cila do të jetë një nga 7 poliqendrat e Tiranës e parashikuara në Planin e Përgjithshëm Vendor “Tirana 2030”. Ai shtoi se investimet do të vijojnë edhe më tej me infrastrukturën e kësaj zone.

“Është hera e dytë brenda javës që kthehemi në Kombinat, por më vjen mirë që thuajse është i njëjti qëllim, fokusi te fëmijët, te nxënësit. Kemi rikonstruktuar çerdhet, kemi mbaruar kopshtet dhe tani, me shkollën e re Kombinati shpëton nga një makth i viteve pafund, ku prindërit ndjenin që fëmija i tyre, kishte shanse më të ulëta për sukses sesa fëmija i dikujt që e kishte shtëpinë në qendër të Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Më pas, shtoi kryebashkiaku, të gjithë qytetarët kanë detyrë që ta mirëmbajnë dhe të jenë bashkëpunues me bashkinë, teksa avancohet me projekte të tjera. “Duke filluar nga muaji tjetër do fillojmë investimin në zonën e Kombinatit nga mbikalimi deri në Sharrë, dhe pastaj rehabilitimin e gjithë varrezave të Sharrës”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Shkolla 9-vjeçare “Betim Muço” në Kombinat do të ketë 27 klasa dhe 6 laboratorë, dhe do mbulojë nevojat e 1200 fëmijëve. Një tjetër ambient i nevojshëm, i cili do të vendoset në katin e dytë të ndërtesës, është biblioteka që do të ofrojë një ambient të qetë për çdo nxënës që do të studiojë.

Shkolla do të ketë gjithashtu një palestër brenda standardeve, por edhe 3 terrene sportive të jashtme të cilat përveç shkollës do t’i shërbejnë gjithë zonës së Kombinatit. Projekti përfshin edhe ndërtimin e ambienteve të gjelbërta në oborrin e shkollës.

erion veliaj

erion velaij

erion veliaj

erion veliaj
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre