Nis ndërtimi i Unazës së Vogël,
ja akset me qarkullim të kufizua

Nis ndërtimi i Unazës së Vogël,<br />ja akset me qarkullim të kufizua
Bashkia e Tiranës do të fillojë, mëngjesin e së mërkurës, punimet për ndërtimin, rikonstruksionin dhe rinovimin e Unazës së Vogël. Përmes një njoftimi për shtyp, Bashkia sqaron se punimet do të kryhen në 3 faza. Faza e parë e cila do të fillojë nesër përfshin segmentin nga Banka e Shqipërisë, vijon prapa Muzeut Kombëtar, deri te Ushtari i Panjohur.
 
Për realizimin e projektit, Bashkia parashikon shembje dhe shpronësime, ndërtimin e segmentit të katërt të unazës së vogël të kryeqytetit, ndërtime të kanalizimeve si dhe zhvillim të infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore.
 
Po ashtu Bashkia e Tiranës njofton se me qëllim mbarëvajtjen e punimeve gjatë zbatimit të projektit të Unazës së Vogël, qarkullimi i automjeteve në rrugën “Ded Gjo Luli”, do të bëhet i kufizuar, sipas planit të mëposhtëm:
 
- Ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Ded Gjo Luli”.
 
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet  i drejtuar si më poshtë:
 
- Në kryqëzimin e bulevardit “Zog i I-rë” me rrugën “Ded Gjo Luli” drejtim i detyruar drejt;
- Në kryqëzimin e bulevardit “Urani Pano” me rrugën “Ded Gjo Luli” drejtim i detyruar djathtas dhe majtas;
- Në kryqëzimin e rrugës së “Durrësit” me rrugën “Ded Gjo Luli”, drejtim i detyruar djathtas;
- Rruga “Abdi Toptani”, me një sens lëvizjeje me drejtim nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në rrugën “George Ë Bush” do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e saj;
- Rruga “Çamëria”, me një sens lëvizjeje me drejtim nga rruga “Ibrahim Rugova” deri në Sheshin “Skënderbej” do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e saj.
 
Gjithashtu, ndalohet parkimi i mjeteve në rrugën e Barrikadave, segmenti Luigj Gurakuqi deri në        rrugën e “Dibrës”.
 
- Në rrugën e “Barrikadave” do të lihen të lira tre korsi lëvizjeje.
 
Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më poshtë:
 
- Linja Institut - Qendër do të kryejë rrotullim përreth Sheshit “Skënderbej” dhe do të stacionohet përpara Muzeut Kombëtar.
 
- Linja Laprakë - Qendër do të kryeje rrotullim përreth Sheshit “Skënderbej” dhe do të stacionohet përpara Muzeut Kombëtar.
 
- Linja Kamëz - Qendër, City Park - Qendër dhe Vorë - Qendër do të kryejë rrotullim përreth Sheshit “Skënderbej” dhe do të stacionohet pas Pallatit te Kulturës.
 
- Stacioni ekzistues te rruga e “Barrikadave” do të zhvendoset te rruga “Luigj Gurakuqi”.
 
- Stacioni ekzistues te sheshi “Skënderbej” në krah të Bankës së Shqipërisë kalon të rruga e “Kavajës” përpara semaforit, ku segmenti në fjalë do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë.
 
- Mjetet që ushtrojnë aktivitetin e tyre me itenerar nga Kosova për në Tiranë dhe anasjelltas, si në linjë të rregullt ashtu dhe turistike, do të stacionohen te sheshi i pallatit të sportit “Asllan Rusi”.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet