Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
Sipas Gonxhes, vallja është një nga shprehjet më të veçanta të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një simbol i identitetit çam, që mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë brez pas brezi.
E lidhur me figurën e Osman Takës nga Konispoli, vallja dallohet për lëvizjet e saj të fuqishme dhe elegante, përmes të cilave përcillen vlera si trimëria, sakrifica, solidariteti dhe shpirti i lirë.
Lajmin e përshëndeti edhe kryeministri Edi Rama duke e cilësuar një tjetër hap në ruajtjen dhe përcjelljen e kësaj pasurie të kulturës shqiptare.
"Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza. E lidhur me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, ajo ndërthur forcën dhe elegancën, duke shprehur trimërinë, sakrificën, solidaritetin dhe shpirtin e lirë" shkroi Rama në Facebook.











Komente
Komento