Nis ndërtimi i urës në Gramsh,
Xhaçka:FA aty ku të gjithë dorëzohen

Nis ndërtimi i urës në Gramsh,<br />Xhaçka:FA aty ku të gjithë dorëzohen
Për vite të tëra, 3 mijë banorë të fshatrave Poroçan, Holtas, Gjere, Lleshaj në bashkinë e Gramshit kanë vuajtur izolimin nga pjesa tjetër e vendit, vecanërisht në ditët e vështira të dimrit.

Shkollat dhe qendrat shëndetësore, në largësi nga fshatrat dhe nga njëra – tjetrat kanë qenë përherë e më shumë të paarritshme nga banorët, për shkak të amortizimit të urës pasarelë, e vetmja që lidhte zonën me pjesën tjetër të bashkisë.

Por, situata do të marrë fund pas jo më shumë se 10 ditësh, kur pritet të përfundojë ura e re, tip Bayle. Ajo nisi sot të ndërtohet nga efektivi i togës së urave në Batalionin e Xhenios të Forcave Mbështetëse.

Ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka e pranishme në ditën e parë të fillimit të punimeve deklaroi se Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë ato që nuk dorëzohen kurrë, e janë të pranishmë aty ku pakkush mund të ndërhyjë.

“Kur të gjithë të tjerët janë dorëzuar, pasi për pamundësi nuk e ndërtojnë dot një urë apo për pamundësi nuk i përgjigjen dot pasojave të një fatkeqësie natyrore apo për pamundësi nuk i përgjigjen dot nevojave emergjente për ndihmë, Forcat e Armatosura janë gjithmonë atje siç kanë qenë, siç janë dhe siç do të jenë gjithmonë pranë qytetarit dhe pranë komunitetit. Në 100 ditëshin e parë të qeverisë do të kemi më shumëura të tilla, për të bërë të mundur që shumë fshatra, sikundër këto katër fshatra këtu pranë Poroçanit të dalin nga izolimi i dimrit të vështirë. Që 3000 banorë këtu të kenë mundësinë të lëvizin më kollaj apo që 300 nxënësit e këtyre katër fshatrave, bashkëme prindërit e tyre ta kenëshumë më të lehtë që të lëvizin drejt tre shkollave 9-vjeçare dhe shkollës së mesme”, tha Ministrja në takimin me banorë të Poroçanit.

Ajo solli në vëmendje ngjarjen e 5 viteve më parë, ku dy motra adoleshente rrezikuan jetën pasi ura ku ato po kalonin për të shkuar në shkollë u shemb.

“Siguria e jetës dhe ndihma ndaj komunitetit do të jenë parësore dhe kryefjalë e punës së të gjithëve ne, që nga strukturat drejtuese e deri tek çdo ushtar, për t’i ardhur në ndihmë komuniteteve tona dhe për tu ardhur në ndihmë të gjithë banorëve. Ne do të bëjmë çmos që, si këtu në Poroçan në të gjithë Shqipërinë, kudo ku janë zonat më të izoluara, kudo ku komunitetet kanë nevojë për ndihmën tonë, Forcat e Armatosura të jenë gjithnjë në krah të banorëve”, deklaroi Ministrja Xhaçka.

Të pranishëm në këtë aktiviteti ishin edhe shefi i shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneral brigade, Bardhyl Kollçaku, kryetarja e Bashkisë Gramsh,  Luljeta Dollani dhe deputeti i zonës, Anastas Angjeli.

Krahas nxjerrjes nga izolimi dhe mundësisë së ndihmës, në rast bllokimi nga bora apo rreshjet e shiut, ura me gjatësi 21 m dhe peshtë 40 ton, do të sjellë lehtësi edhe për 4 qendrat shëndetësore, të cilat tanimë do tu ofrojnë shërbimin e duhur banorëve, duke u lidhur më shpejt me strukturat shëndetësore në Gramsh e më gjerë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor