Ka nisur puna për ndërtimin e urës së re pranë parkut natyror te Viroit, që lidh Gjirokastrën me Kakavijën. Projekti po zbatohet nga ARRSH-ja me një fond prej 1.6 milionë eurosh, të akorduar nga Banka Botërore.

Inxhinieri ARRSH-së për rajonin jugor, Aristotel Noni tha se ky projekt do t'i jap fund një sërë problematikash, ku më e theksuar ka qenë përmbytja e këtij segmenti rrugor, si pasojë e prurjeve të shumta në dimër. 

Ura e re automobilistike do të ketë gjatësi prej 500 metra, ndërsa paralelisht do të ndërtohen dhe dy ura të tjera lidhëse për këmbësorët. Rëndësi e veçantë do t'i kushtohet parametrave të sigurisë rrugore, ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda 6 muajsh.

Gjurma kalon paralel me rrugën ekzistuese, nga ana e lumit Drino, duke lenë në funksionim urën ekzistuese si shëtitore panoramike përreth liqenit.

Kjo urë, do të ketë ndikim në turizëm, pasi vizitorët do të kenë mundësi të shikojnë më lehtë Parkun e Viroit, që është një nga më të veçantët në jug të vendit.