Nis në Tiranë Ministeriali BE-Ballkani Perëndimor: Shqipëria model suksesi për reformën në drejtësi

Nis në Tiranë Ministeriali BE-Ballkani Perëndimor: Shqipëria model suksesi për reformën në drejtësi

Ka nisur sot në Tiranë Ministeriali ndërmjet Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për çështjet e Drejtësisë dhe punëve të Brendshme. Takimi i nivelit të lartë është organizuar për të diskutuar mbi forcimin e shtetit të së drejtës dhe eficencën e sistemeve të drejtësisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, si një nga kushtet për integrimin e tyre në familjen europiane.

Shqipëria është zgjedhur si vend organizator i këtij eventi për shkak të vlerësimit që i është bërë nga partnerët ndërkombëtarë Reformës në Drejtësi që tashmë është duke u zbatuar në vend dhe përpjekjeve për forcimin e shtetit ligjor. Gjatë ministerialit kjo përvojë e Shqipërisë është trajtuar si një model që duhet ndjekur edhe nga vendet e tjera që kanë probleme me drejtësinë.

Në ditën e parë të Ministerialit, kushtuar çështjeve të drejtësisë kanë marrë pjesë komisionerja për Drejtësinë, Konsumatorin dhe Barazinë Gjinore në Komisionin Evropian, Vera Jourova, Ministri i Drejtësisë së Austrisë, Josef Moser, edhe në cilësinë e përfaqësuesit të vendit që ka presidencën e Këshillit të BE, Presidenti i Eurojust, ministrja e Drejtësisë së Bullgarisë si dhe ministrat e vendeve të rajonit, Serbi, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Bosnje Hercegovinë.

Në një postim në rrjetet sociale ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka theksuar se është hera e parë që një takim i një niveli kaq të lartë zhvillohet në Shqipëri, çka është një vlerësim dhe mbështetje e rëndësishme për rrugën e reformave të thella që ka nisur qeveria dhe rezultateve konkrete që ka arritur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja