Nis nesër Konferenca e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, Hasani: Diskutime mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në BE

Nis nesër Konferenca e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, Hasani: Diskutime mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në BE

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë nga 26-28 gusht Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”. Lajmi u bë i ditur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, në një postim në rrjetet sociale.

“Me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë mblidhemi nesër në Tiranë, në një diskutim tre ditor, mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin. Bashkohuni me ne, për të mësuar më shumë rreth angazhimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, shkruan Hasani.

Konferenca  do të organizohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe të pranishëm të ftuar pritet të jenë edhe personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj.

Konferenca treditore do të nisë nesër në ora 09.30, ku do të marrë pjesë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Në ceremoninë e hapjes dhe në panelin “Rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit në BE”, do të jetë e pranishme edhe Tanja Fajon, Zv.Kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë

Axhenda e konferencës
09:30  – Hapja e Konferencës së Ambasadorëve
Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë
Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
10:30 – 11:15 Rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit në BE
Folës kryesorë
Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Tanja Fajon, Zv.Kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë
Ora 12:00 – Ministri Hasani do të presë në një takim dypalësh në MEPJ, Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila do të zhvillojë vizitë zyrtare në Tiranë.
Pas takimit, dy ministrat do të dalin në një deklaratë të përbashkët për mediat.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Kush është Pavel Durov, dhe pse u arrestua në Francë! Dritë hijet e aplikacionit, Telegram

Kush është Pavel Durov, dhe pse u arrestua në Francë! Dritë hijet e aplikacionit, Telegram