Nis nesër në Tiranë punimet takimi i 18 rajonal të e që këtë vit do të zhvillohet në Tiranë në datat 15-16 tetor në Hotel Rogner.

Të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë takim janë anëtare të Këshillit të Byrove.

Këshilli i Byrove është një organizëm që koordinon Byrotë e Sigurimeve të vendeve të ndryshme të Europës që marrin pjesë në sistemin e Kartonit Jeshil. Ky organizëm është jo-politik por teknik dhe qendrën e tij e ka në Bruksel.

Këshilli i Byrove operon nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara dhe kooperon me insitucione të tjera të Komunitetit Europian në mënyrë që të përmirësojë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të trajtojnë e paguajë dëmet nga aksidentet motorike. Çdo Byro anëtare e Këshillit të Byrove përfaqëson rreth 2000 shoqëri siguruese në 47 vende të Europës, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme.

Sistemi I Kartonit Jeshil ka rregulluar lëvizjen e lirë të automjeteve midis vendeve të Europës. Vetë Kartoni Jeshil është një ]ertifikatë ndërkombëtare sigurimi. Si i tillë ai është i pranuar pa pengesë nga Autoritetet e të gjitha vendeve ku ky produkt është i vlefshëm. Pajisja me Karton Jeshil vërteton se motorist visitor në një nga vendet e Europës ka të paktën Sigurimin e Detyrueshëm Motorik ndaj palëve të Treta të përcaktuar në ligj në të gjitha vendet që vizitohen.

Ky aktivitet që këtë vit do të zhvillohet në Shqipëri, për Byronë Shqiptare të Sigurimeve dhe për vetë Shqipërinë edhe i një rëndësie të ve]ante pasi konfirmon edhe njëherë rolin dhe kontributin e këtij Institucioni në ëSistemin e Kartonit Jeshil Ndërkombëtar.

Pjesëmarrja në këtë takim e plotë nga të gjitha vendet e rajonit gjë që tregon edhe njëherë rëndësinë dhe frymën e bashkëpunimit që Byroja Shqiptare e Sigurimit ka me të gjitha byrotë e tjera anëtare të Këshillit të Byrove.

ATSH