Në Kashar vijon puna për ndërtimin e stadiumit provizor që do të presë super spektaklin e Kanye West më 11 korrik në Tiranë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se Eagle Stadium po transformohet dita-ditës për të mirëpritur rreth 60,000 spektatorë.
Gonxhja shton se tribunat kanë mbërritur dhe ndërtimi i stadiumit po avancon me ritme intensive.
Spektakli i Kanye West konsiderohet një nga eventet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri.
Çmimet e biletave fillojnë nga 120 euro, ndërkohë për vendet VIP ato arrijnë deri në 339 euro. Koncerti është pjesë e turit botëror të artistit për vitin 2026, që nis në SHBA dhe më pas vijon në Azi dhe Europë.
Koncerti organizohet nga “Streetlife”, një kompani me bazë në Berlin dhe që ka punuar me artistë, si: 50 Cent, Drake, Snoop Dogg, Kendrick Lamar, Nicki Minaj etj, ndërsa në Shqipëri, aktiviteti mbështetet nga Redcloud (Tirana) dhe Live Label (Hollandë).
Postimi i plotë
Edhe 15 ditë! Kanye West in Albania
Numërimi mbrapsht ka nisur dhe Eagle Stadium po transformohet dita-ditës për të mirëpritur rreth 60,000 spektatorë në spektaklin më të madh muzikor që ka parë ndonjëherë Shqipëria.
Kamionët e parë me tribunat kanë mbërritur dhe ndërtimi i stadiumit po avancon me ritme intensive. Çdo ditë na afron më pranë një nate historike.
Më 11 Korrik 2026, Tirana bëhet epiqendra europiane e muzikës, showbiz-it dhe kulturës me një super-produksion monumental, skenë gjigande, teknologji immersive dhe një eksperiencë që shkon përtej çdo koncerti të organizuar më parë në Shqipëri.
Eagle Stadium, Kashar – Tiranë
11 Korrik 2026
Komente











