Në Durrës ka përfunduar numërimi i votave në 493 kutitë që ka qarku në total. PS fiton 8 mandate dhe PD 6 të tjerat, por me rënie të ndjeshme përqindjeje. Pritet të numërohen edhe 15 mijë votat e ardhura nga diaspora, por rezultati përfundimtar duket i 'salduar'.
PS vazhdon epërsinë e saj me mbi 17 mijë vota diferencë nga koalicioni i Sali Berishës. PS ka deri më tani mbi 70 mijë vota, ose mbi 52% të totalit dhe duke ruajtur 8 mandatet e vitit 2021. Mbi 53 mijë ka marrë PD-ASHM ose mbi 39%, që përkthehet në 6 mandate. Në raport me rezultatin e vitit 2021, PD ka pësuar një rënie të ndjeshme prej 9%.
Në bashkinë Shijak numërimi është mbyllur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku PS triumfoi me 2000 vota më shumë nga PD.
Partitë e tjera në garë nuk kanë arritur të sigurojnë mandate. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 2.43% të votave, Partia Mundësia 2.62%, Lëvizja Bashkë 1.2%, Partia Koalicioni Euroatlantik 0.9%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 0.7%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.2%, Partia Socialdemokrate 0.2%, Lëvizja Atdheu 0.3%.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Durrës
Lajmi kryesor:
Mbyllet numërimi i votave brenda vendit, vijon për diasporën/ Rama fitore me 83 mandate, PS 290 mijë vota para PD! Opozita e Berishës fundoset në 50 deputetë, 13 më pak se në 2021
