Në qarkun e Tiranës janë numëruar të 1282 kutitë e qendrave të votimit sipas KQZ-së dhe procesi për partitë konsiderohet i mbyllur, teksa vijon për diasporën dhe votat preferenciale për kandidatët.
Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ, PS kryeson bindshëm me mbi 207 mijë vota, ose 48,02%, (mbi 56 mijë vota diferencë) duke mbajtur epërsinë në kryeqytet. Në vend të dytë renditet koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me mbi 150 mijë vota, që përfaqësojnë 34.88% të votave.
Sipas projeksioneve, Berisha merr 13 mandate në Tiranë, duke humbur 4 mandate krahasuar me 2021. Agron Shehaj ka marrë 2 mandate në Tiranë, ku një prej tyre sapo ia ka marrë PD-së.
Përtej këtij rezultati, shihet se PD ka pësuar një rënie në përqindje me 10.4% në krahasim me 2021. Ndërkohë, subjektet e tjera kanë marrë më pak se 2% të votave secila.
Më tej renditen:
Partia Mundësia 5% e votave
Partia Socialdemokrate 3.37%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 3.08%
Lëvizja Bashkë 2.7%
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Tiranës
Lajmi kryesor:
Mbyllet numërimi i votave brenda vendit, vijon për diasporën/ Rama fitore me 83 mandate, PS 290 mijë vota para PD! Opozita e Berishës fundoset në 50 deputetë, 13 më pak se në 2021
