Nis pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, policia publikon masat për mbarëvajtjen e turit

Data 19 gusht shënon nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorrit, një mal i konsideruar “i shenjtë”, pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat, ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit” kjo duke nisur nga data 19.08.2018-25.08.2018. Në kuadër të masave të marra për zhvillimin e pelegrinazhit, do të bashkëpunohet edhe me Organet e Pushtetit Vendor, me Zjarrfikësit, Spitalin Rajonal Berat si dhe me Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve.

Shërbimet e policisë më të përqëndruara do të jenë përgjatë akseve rrugore që të çojnë në Teqen e Kulmakut.

Për t'ju ardhur në ndihmë të gjithë besimtarëve që do të shfrytëzojnë Malin e Tomorrit, krahas prezencës së Policisë Rrugore ka një prezencë të shtuar dhe të Patrullës së Përgjithshme duke organizuar pika kontrolli në akset hyrëse të Malit të Tomorrit. Po kështu janë vendosur edhe tabela kufizuese për mjetet e rënda. 

Ali Yzeiri, Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore Berat

Këshillohen të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit mos të përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit. Gjithashtu për drejtuesit e autoveturave këshillojmë se rruga më e përshtatëshme për tu ngjitur në Malin e Tomorrit është aksi Poliçan-Çorovodë-Gjerbës-Teqe.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 19/08/2018 11:27

    Injorantë!

    Përgjigju
  • Edi: 19/08/2018 11:11

    Ikni ore baj ga se e keni kthyer Malin e Tomorrit në fetë e pushtuesve! Ç punë kanë kishat e xhamitë e teqetë më këtë mal? Ky është Mali I Shenjtë i gjith shqiptarëve përpara se të na mbinin pushtuesit me fetë që na sollën. Hiqini që aty Alinjtë, Bexhetët, Nevruzët, Harallampët, Kostaqët e Janaqët, ndërroni emrat e KTHEHUNI NË ORIGJINËN PAGANE TË STËRGJYSHËVE TANË!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë