Nis prerja e pemëve
te sheshi i Namazgjasë

Nis prerja e pemëve<br />te sheshi i Namazgjasë
TIRANE - Ka filluar dje në kryeqytet preja e pemëve te sheshi Namazgjasë, aty ku pritet të ndërtohet xhamia e Tiranës. Për prerjen e pemëve te sheshi i Namazgjasë kanë reaguar edhe disa ambientalistë, ndër të cilët Sazan Guri.

Ai thotë se ky veprim është mjaft shqetësues, pasi e vetmja hapësirë e gjelbër në Tiranë, po shkatërrohet.”Në Lulishten para Parlamentit pritet që të ndërtohet një xhami, që të përmbushë nevojat për lutje për të gjithë besimtarët myslimanë” u shpreh Guri.

Puna për ndërtimin e Xhamisë së Tiranës, duhet të kishte filluar që në datë 25 maj të këtij vit, por ajo është shtyrë për shkak të moszbardhjes së lejes nga Bashkia e Tiranës. Rreth 30 milion euro janë vënë në dispozicion për financimin e realizimit te projektit të ndërtimit të këtij objekti kulti, ku pjesëmarrës financues do te jenë dhe shqiptarët.

Xhamia përveçse një vend kulti për besimtarët mysliman do të shërbejë edhe si një vend argetimi për fëmijët, gjithashtu në të do të këtë edhe bibliotekë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarj.com (print) 11.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë