Nis procesi ndaj Mladic,Akuza:
Udhëhoqi genocidin

Nis procesi ndaj Mladic,Akuza: <br />Udhëhoqi genocidin
HAGE – “Ka udhëhequr spastrimin etnik në Bosnje”. Dermot Groome, përfaqësues i akuzës në procesin gjyqësor në Gjykatën e Hagës ndaj Ratko Mladic, nuk ka dyshime dhe thotë se do të “prezantojmë prova që do të tregojnë, përtej çdo lloj dyshimi, që ndodhet dora e Mladic në secilin prej krimeve” për të cilin ish-gjenerali akuzohet.

Procesi ndaj tij në Gjykatën e Hagës filloi sot dhe Mladic akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai u arrestua më 26 maj 2011 në Serbi, pas 16 vitesh kërkimi.

Mladic, 70 vjeç, u prezantua në sallë i qeshur dhe bëri gjestin e gishtit lart. Konsiderohet përgjegjësi kryesor i rrethimit të Sarajevës dhe i masakrës së Srebrenicës, gjatë të cilës në korrik 1995 u vranë mbi 8000 myslimanë.

Seanca e rradhës është vendosur të zhvillohet më 29 maj, kur do të dëgjohet dëshmitari i parë i akuzës. Sipas kësaj të fundit, procesi mund të zgjasë deri tre vjet.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu