Nis protesta në Gjilan të Kosovës
Qindra qytetarë të pranishëm

Nis protesta në Gjilan të Kosovës<br />Qindra qytetarë të pranishëm
Ka nisur në qytetin e Gjilanit, në Kosovë, protesta e paralajmëruar nga partitë opozitare kosovare.
 
Marrëveshjet me Serbinë e Malin e Zi, janë në qendër të kësaj proteste në Kosovë, e cila është shprehur kundër marrëveshjes me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Po ashtu, kundër marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.
 
Lideri i Nisma-s, Fatmir Limaj ka thënë se janë mbledhur në Gjilan për të kundërshtuar Serbinë brenda Kosovës.

“Edhe një porosi për Anamoravën. Nëse sot nuk e ndalim të keqen nesër më së shumti do të vuajë Anamorava nga demarkacioni me Serbinë”, ka thënë Limaj, në tubimin e Opozitës në Gjilan.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!