Nis puna për shndërrimin e zonës së Spitalllës dhe konkretisht ndërtimi i Parkut Urban në Durrës.
Kryeministri Edi Rama e ka njoftuar me një postim dhe foto-galeri në rrjetin social Facebook ditën e sotme (25 Nëntor).
Kreu i qeverisë shprehet se ky investim do ta kthejë këtë zonë në një hapësirë rekreative në shërbim të qytetarëve, me gjelbërim të shtuar, zonë për këmbësorët, pistë biçikletash, terrene sportive dhe zonë të dedikuar për fëmijë.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
“Ka nisur puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë, Durrës, që do ta kthejë këtë zonë në një hapësirë rekreative në shërbim të qytetarëve, me gjelbërim të shtuar, zonë për këmbësorët, pistë biçikletash, terrene sportive dhe zonë të dedikuar për fëmijë”.