/ATSH/ - Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe AdZM e qarkut Kukes, në bashkepunim me shoqatën "Mbrojtja e Mjedisit" dhe bashkinë e këtij qyteti e me mbështetjen e The Drin Core Grup (DSC), Global Water Partnership Mediterranean (GWP-Med), ka nisur punën për pastrimin e mbetjeve të ngurta ne pikat më të ndotura në brigjet e liqenit të Fierzë- Kukës.
Kjo veprimtari do të ndikojë pozitivisht për të eliminuar burimet e ndotjes përpara se të fillojnë reshjet." Është një nismë që do të pasohet me aktivitete të tjera në dobi të menaxhimit të qëndrueshëm të vlerave natyrore të basenit të Drinit", thonë administratorët e AdZM-së në këtë qark.