Mbledhja e parë e Komisionit të Reformës Zgjedhore nuk jep sinjale shpresë-mira për konsensus dhe vijim të qetë e të shpejtë të punimeve. Në mbledhjen konstituuese të drejtuar nga
Gramoz Ruci, bashkëkryetari demokrat Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancës se po qeveris me arrogancë përmes mandateve të blera me paratë e krimit.
“Është për të ardhur keq që ne sot jemi këtu për të trajtuar tre raporte të OSBE/OHDIR. Është një parlament i cili e ka legjitimitetin e vet, një mazhorancë që e ka legjitimitetin e vet mbi shitblerjen e votës, mbi krimin zgjedhorë, mbi korrupsionin zgjedhorë, krimin zgjedhorë, këto i thotë OSBE/OHDIR jo unë.”, tha Bylykbashi
Përgjigjen ja dha menjëherë Gramoz Ruci.
“S’është detyrë e këtij komisioni të përcaktojë si ishin zgjedhjet. Këto janë përcaktuar nga institucionet e gjykatat e këtij vendi. Këto janë zgjedhjet e para që nuk ka pasur ankesa në gjykatë”, u përgjigj Ruçi.
Por Bykykbashi shfaqi rezervën e parë mbi propozimin që i ka ardhur komisionit nga Ministri për Diasporën Pandeli Majko mbi votën e emigrantëve.
“Në sistem votimi elektronik që do të garantojë identifikimin biometrik, votimin elektronik dhe numërimin elektronik përtej duarve të 40 mijë komisionerëve elektronik sepse çdo votim me postë dh ambasada është qesharak dhe i bie të tallemi me shqiptarët po ta propozojmë këtë.”, deklaroi në fjalën e tij Bylykbashi.
Bashkëkryetari socialist ishte më i moderuar, kur tha se në këtë tryezë PS ishte ulur pa asnjë kusht.
“Partia socialiste ulet në këtë tryezë pa asnjë paragjykim. Nuk kemi asnjë parakusht të panegociueshëm. Çështjen e aplikimit të teknologjisë në administrimin e zgjedhjeve pa diskutim që duhet ta zgjidhim ta diskutojmë”, u shpreh Çuçi.
Në përfundim Gramoz Ruci la këtë porosi dhe mbylli mbledhjen,
“Do kërkoja sa më shumë punë në këtë komision e sa më pak politikë”, tha Ruçi
Anëtari i LSI-së, Luan Rama kërkoi fjalën, por Ruci u largua bashkë me anëtarët socialistë. Teksa Luan Rama po fliste, kamerat u fikën, dhe u largua pas socialistëve edhe ambasadori i OSBE-së. Në sallë, edhe pse në këmbë, qëndroi deri në fund për ta dëgjuar, Bledi Cuci. Pasi tha se kjo reformë duhet të garantojë paprekshmërinë e votës nga krimi, Luan Rama foli jashtë kuvendit për mediat, ku ashpërsoi tonet ndaj ambasadorit Bochart.
“E ftoj ambasadorin e OSBR që të mos ngrihet si ushtar i Gramozit , por të qëndrojë atje si përfaqësues i misionit që ka”, tha Rama.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3567
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
Politika bashkohet për të përmbysur skemën e ripërtëritjes në Gjykatën Kushtetuese! SHBA kundër: Të rinovohen tri anëtarë çdo 3 vjet
6 Dhjetor 2024, 14:07
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21