Nis punën komisioni hetimor
për çështjen “Tahiri” dhe kanabisin

Nis punën komisioni hetimor<br />për çështjen “Tahiri” dhe kanabisin<br /><br>
Komisioni hetimor parlamentar i njohur si komisioni “Tahiri” zhvilloi mbledhjen e parë konstituuese, ku zgjodhi sekretare komisioni socialisten Klotilda Ferhati. Komisioni i cili do të veprojë për 6 muaj, nuk ra dakord në mbledhjen e parë për nisjen e hetimit.

 “Hetimin e quajmë të hapur. Do të punojmë për 6 muaj.”u shpreh Edi Paloka.

 “Hetimin nuk mund ta quajmë të hapur sot hetimin. Ne duam të dëgjojmë planin tuaj paraprak të hetimit dhe të rezervojmë të drejtën për të bërë propozimet tona”, tha Ermonela Felaj, nën kryetare e Komisionit Hetimor.

“Ne nuk do të heqim gjë nga ato që keni parashikuar ju. Ne do të shtojmë”,-tha Bashkim Fino.

Burime për Report TV bëjnë më dije se Partia Socialiste do të kërkojë në mbledhjen e ardhshme që objekti i hetimit të shtrihet qysh në shfaqjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit, duke përfshirë  edhe rolin e qeverisë Berisha në lejimin e kultivimit të kanabisit në Lazarat, çfarë mund të sjellë debate në mbledhjen pasardhëse të hënën e ardhshme.

Por komisioni do të marrë në shqyrtim informacione sekrete, ndaj deputetët duhet të jenë të pajisur me certifikatë sigurie nga DSIK-ja.

 “Komisioni do të ketë marrëdhënie me informacione sekrete. Unë dhe një deputet i opozitës nuk kemi certifikatë sigurie dhe po plotësoj dokumentacionin për ta marrë. Nëse dhe nga mazhoranca ka deputetë pa certifikatë, të pajisen.”, u shpreh Paloka.

Komisioni u përfshi në këtë takim të parë në debate paragjykuese për zhvillimin e mbledhjeve.



e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shpërthejnë protestat në Gjermani pas sulmit terrorist, qytetarët kërkojnë dëbimin e refugjatëve: Emigracioni vret

Shpërthejnë protestat në Gjermani pas sulmit terrorist, qytetarët kërkojnë dëbimin e refugjatëve: Emigracioni vret