Nis regjistrimi i maturantëve, faza e parë nga 2-15 shtator! Kreu i RASH: Këtë vit dy ditë për t'u çregjistruar

Këtë të mërkurë ka nisur regjistrimi i maturantëve që dolën fitues në raundin e parë të aplikimeve për në universitet. Më datë 15 shtator përfundon raundi i parë i regjistrimeve që përbëhet nga 7 faza 48-orëshe. Kreu i Rrjeti Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj këshillon maturantët që ata që duan të regjistrohen në degën fituese ta bëjnë brenda 48 orëve.

“Të gjithë ata maturantë që kanë qenë fitues dhe kanë pasur ngjyrë jeshile duhet ta shfrytëzojnë kohën këto 48 orë për tu regjistruar. Në rast se nuk regjistrohen këto 48 orë vendi i tyre si fitues ose dhe disa vende që kanë qenë fitues në degë të ndryshme do tu kalojnë studentëve të rradhës duke filluar me lëvizjen e vijës së kuqe në përfundim të 48 orëshit të parë. Do tu thoja të bënin kujdes, ata maturantë që janë fitues dhe dëshirojnë vërtet të regjistrohen në ato degë, këto dy ditë i kanë në dispozicion për ta bërë këtë proces”- u shpreh Arjan Xhelaj.

Pas përfundimit të raundit të parë, maturantët këtë vit kanë në dispozicion dy ditë për tu çregjistruar.

Në përfundim të fazës së fundit të shtatë më datën 15 shtator, do të ketë një fazë të tetë që është faza e çregjistrimeve ku studentët tashmë këtë vit kanë 48 orë kohë që është një fazë normale për ta menduar nëse ata dëshirojnë të vijojn studimet në atë program që janë regjistruar apo duan ta ndryshojnë degën pasi shikojnë që ka akoma kuota të lira në një program që ata vërtet e dëshirojnë”-tha kreu i RASH.

Maturantët kanë mundësi të regjistrohen edhe në dy raunde të tjera. Nga data 30 shtator deri më 9 tetor është raundi i dytë i regjistrimit, ndërsa nga data 21-26 tetor është raundi i tretë.

“Me datën 19 rifillon procesi i aplikimit me formularin A3, vijon për tre ditë dhe në këtë proces marrin pjesë të gjithë maturantët të cilët nuk kanë arritur të regjistrohen në një orej programve të studimit në raudin e parë, gjithashtu edhe ata maturantë të cilët përfundojnë me sukses maturën shtetërore në vjeshtë dhe kanë të drejtën për të aplikuar për programe studimi. Në përfundim pastaj nëse maturantët në dy raunde nuk kanë arritur të regjistrohen në asnjë prej programeve do tu jepet mundësia që edhe me raundin e tretë të aplikojnë përsëri po me 10 preferenca, numri i preferencave nuk ndryshon në të gjitha raundet”-shtoi Xhelaj.

Këtë vit tendenca e maturantëve ka qenë drejt shkencave ekzakte. Sipas kërkesave vendin e parë e mban Teknologjia e Informacionit me mbi 22 mijë kërkesa, vendin e dytë Shkencat mjekësore me 19 mijë kërkesa dhe në vend të tretë Ekonomiku me 16 mijë kërkesa.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë