TIRANË- Rreth 21 400 maturantë janë regjistruar në Universitet për vitin akademik 2019-2020.
Krahasuar me vitin e kaluar ku u regjistruan rreth 22 100 maturant ka një rënie me rreth 700 maturantë më pak. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj u shpreh për Report Tv se janë 15 degë ku nuk ka pasur regjistrime.
“Ka një rënie të lehtë në disa programe studimi. Ka disa universitete në rrethe që janë rreth 50% dhe pak më ulët. Kjo do të bëjë që këto universitete të rishikojnë planin e tyre kurikular, ofertën akademike. Janë rreth 15 degë që nuk kanë regjistrime”- u shpreh Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar
Në krahasim me vitin e kaluar rritje këtë vit ka pësuar arsimi profesional 2 vjecar.
“Arsimi profesional 2-vjeçar ka arritur shifrat 7.7% që është dhe kjo një rritje cilësore, gati me rreth 2% krahasuar me vjet. Degët kryesore ato që kanë qenë edhe degët trend le të themi të këtij viti, ku pritet edhe punësim më i madh, janë ezauruar në masën 100%. Degë si për shembull, degët e teknologjisë së informacionit, infermieria, degë të mjekësisë. Edhe mësuesia në total ka një ecje relativisht të mirë”-tha Arjan Xhelaj
Në universitetet në Shqipëri nuk i ofrohet mundësi studentëve të huaj për të kryer studimet, kjo prej faktit që nuk ka asnjë program në gjuhën angleze apo në gjuhë të huaj.
“Një nga problemet që mbase lidhet dhe me gjuhen shqipe që është një gjuhë e vështirë, dhe oferta akademike e universiteteve është vetëm në gjuhën shqipe nuk është se kemi program studimi në gjuhë angleze dhe në gjuhë të huaj. Ne kemi student të trojeve, shqiptar të treva shqiptare , Kosovë, Preshevë, Maqedoni, Mal i Zi, ku universitete publike dhe ato private shqiptare përcaktojnë një numër të caktuar kuotash për tu akomoduar ose për të filluar studimet ky grup studentësh”-u shpreh Arjan Xhelaj
Të gjithë studentët e bachelorit e kanë nisur vitin akademik 2019-2020, pritet që studentët e masterit të nisin procesin mësimor në nëntor.
Esht normale qe studenten nuk regjistrohen,ktu ka dy gjera qe studente nuk ka sa vitet tjera.e para emigrini masiv dhe e dyta jan petagoget qe i kan qelbur universitetet.Ne shkoder 250€ esht provimi me i lir ,duhet 1 veting per te gjith,petagoget kan ber pasuri pa fund ,nuk dua ti bie kujt ne qaf kot,ka edhe prej atyre qe nuk kan pasuri,por vetem ejani ne cremona bar Dhe shikoni gjith sekseret dhe pedagoget
Përgjigju