Nis rikontruksioni i shkollës '1 Maji'
 Veliaj: Gati për vitin shkollor/Foto

Nis rikontruksioni i shkollës '1 Maji'<br /> Veliaj: Gati për vitin shkollor/Foto
Viti i ri arsimor do ta gjejë shkollën 9-vjeçare “1 Maji” me ambiente krejtësisht të reja dhe me kushte moderne. Krahas nismave për rikonstruksionin e çerdheve dhe kopshteve të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës ka nisur punën edhe me shkollat, me synimin për të ulur orët mësimore me dy turne. Në vijim të fushatës “Tirana, 1 vit në punë”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ndal për të inspektuar punimet për rehabilitimin e shkollën 9-vjeçare “1 Maji”, ku mësojnë 1015 nxënës. Në fjalëne tij, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të jetë në punë gjatë gjithë verës për të garantuar mbylljen e rikonstruksionit të shkollës brenda afatit.
 
“Dua t'i garantoj të gjithë qytetarët që teksa ata përgatiten për të shkuar me pushime, Bashkia e Tiranës do të jetë në punë, po ashtu kontraktorët, DAR-i dhe drejtuesit e njësisë administrative, për t'u siguruar që kur qytetarët të kthehen nga pushimet të gjejnë një shkollë fantastike. Shkolla “1 Maji” do të hapet në 1 shtatorpër mbi një mijë fëmijë të zonës “Ali Demi” dhe besoj se do të jetë një nga shkollat më të mira në Tiranë. Këtu kemi investuar rreth 400 milionë lekë, çka është një shumë e konsiderueshme për një komunitet, i cili gjatë gjithë këtij viti ka paguar taksat dhe detyrimet ndaj bashkisë. Kjo është mënyra më e mirë sesi i themi komunitetit që këto para po ua kthejmë mbrapsht në investime”,tha kryebashkiaku Veliaj. Ai shtoi se shkolla “1 Maji” ështëedhe pjesë e projektit të qendrave komunitare,në mënyrë qëtë shfrytëzohet jo vetëm nga fëmijët që mësojnë aty, por edhe i gjithë komuniteti për orët e pasdites ose në fundjavë.
 
“Më vjen mirë që kjo shkollë do të përfshihet nga projekti ynë i qendrave komunitare, do të ketë një palestër, me kapacitet të përmasave zyrtare të ndeshjeve. Pas orëve të mësimit do të jetë komuniteti që do ta shfrytëzojë. Çdo investim i bashkisë do të ketë përdorim maksimal, që do të thotë se gjatë orëve të mësimit do të shfrytëzohet nga nxënësit e shkollës dhe gjatë pasditeve do të jenë anëtarët e komunitetit që mund ta shfrytëzojnë për më shumë sport, aktivitet fizik dhe një jetë më të shëndetshme”, theksoi Veliaj. Kryetari i Bashkisë solli në vëmendje punën që është bërë gjatë këtij viti të parë, e cila ka pasur në fokus të rinjtë.
 
“Ky ka qenë vit fantastik për Bashkinë e Tiranës. Shumë shpejt mbushim vitin tonë të parë. Në këtë vit e kemi kthyer Tiranën në punë dhe më vjen mirë që pas shkollës “Qemal Stafa”, shkolla “1 Maji” në fakt është shkolla e dytë e cila ka një rikonstruksion total me kushte moderne. Brenda këtij viti do të përfundojmë edhe 23 kopshtet. Shumica prej tyre janë pranë përfundimit dhe nëse viti i parë ishte i çerdheve, viti i dytë i kopshteve, duam që viti i tretë i Bashkisë së Tiranës të jetë viti i shkollave”, theksoi ai. Gjithashtu, ai shtoi se investimet e bashkisë së kryeqytetit në zonën “Ali Demi” do të vijojnë jo vetëm më rikonstruksionin e shkollës, por edhe me zgjerimin e rrugëve.
 
“Do të vazhdojmë me disa investime në njësinë 1, kemi gjetur një dakordësi për të bërë një zgjerim të të gjithë trotuareve, nga rruga “Ali Demi” deri sipër në Shkozë. Ndaj dua të falënderoj gjithë banorët për korrektësinë dhe për faktin që kanë pranuar të zhvendosin pak pronën e tyre në të mirë të pronës së përbashkët dhe të përdorimit të përbashkët të këtyre aseteve”, u shpreh Veliaj.
 
Rikonstruksioni i shkollës “1 Maji”, e cila është ndërtuar në vitin 1947, ka një vlerë prej rreth 44.7 milionë lekësh të reja. Projekti parashikon krijimin e ambienteve te reja sanitare, palestrës, zëvendësimin e dyerve dhe dritareve, rikonstruksionin e sistemit elektrik, të furnizimit me ujë dhe kanalizimet, por edhe të sistemit të ngrohjes dhe rrjetit kundra zjarrit. Ambientet e reja të shkollës pritet të jenë gati me nisjen e vitit të ri shkollor.

veliaj shkolla 1 maji

veliaj shkolla 1 maji

veliaj shkolla 1 maji

veliaj shkolla 1 maji

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës